Jennifer Lopez shtatzënë? (FOTOT)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:37 04-08-2016 Jennifer Lopez shtatzënë? (FOTOT)

Raportohet se këngëtarja me famë botërore ndodhet në qiellin e 7-të pas lajmit që ajo po pret me të dashurin e saj Casper Smart. Bëhet fjalë për Jennifer Lopez. Burime pranë çiftit raportojnë se këngëtarja mund të jetë shtatzënë.

Sipas Life & Style, balerini i ishte lutur të dashurës së tij t’i dhuronte një fëmijë për muaj me radhë, kështu që kur ai zbuloi se ajo ishte shtatzënë filloi ta trajtojë atë si një mbretëreshë.

Çifti e nisën marrëdhënien e tyre që në vitin 2011, pasi ajo u nda nga burri i saj i tretë, “legjenda e këngëve latine” Marc Anthony.

Në një intervistë të revistës muajin e kaluar, romantikja e pashërueshme J-Lo zbulon se çifti mund ta kurorëzojë lidhjen e tyre në martesë.

Ajo tha: "Unë nuk po them se të martohem përsëri është jashtë diskutimit, por gjithsesi, asgjë në jetën time nuk është jashtë diskutimit.

" Çdo gjë është e mundur. Unë nuk i vë kufizime vetes "shtoi këngëtarja.

jen1.jpg

jen.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023529052734375
array(1) { ["section"]=> string(36) "jennifer-lopez-shtatzene-fotot-48750" }