Jep dorëheqjen këshilltari i Ilir Metës, zbardhet arsyeja e vendimit të gazetarit të njohur

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:51 21-09-2017 Jep dorëheqjen këshilltari i Ilir Metës, zbardhet arsyeja e vendimit të gazetarit të njohur

Një gazetar analist, i cili ka shoqëruar Ilir Metën në detyrën e këshilltarit pranë kryetarit të Kuvendit, nuk do ta shoqërojë më në detyrën e re të tij si President i Republikës.

Bëhet fjalë për analistin Lorenc Vangjeli, i cili tashmë është tërhequr vetëm në detyrën e gazetarit dhe analistit në televizione për ngjarjet aktuale e politike. 

Sipas burimeve të newsbomb.al, Vangjeli nuk do të jetë më këshilltar i Presidentit Ilir Meta. Kjo mendohet të jetë një zgjedhje e tij personale dhe mesa duket Vangjeli tanimë ka vendosur të jetë në pozicionin e gazetarit dhe analistit, detyrë që e kryen prej shumë vitesh me profesionalizëm.

I kontaktuar nga newsbomb.al, Vangjeli nuk ka dashur të komentojë vendimin e tij por siç mësohet, analisti do të vazhdojë angazhimet në agjencinë e lajmeve javanews, por do kemi mundësinë  ta shohim edhe gjithë këtë sezon në ekranet televizive si analist. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.095559120178223
array(1) { ["section"]=> string(96) "jep-doreheqjen-keshilltari-i-ilir-metes-zbardhet-arsyeja-e-vendimit-te-gazetarit-te-njohur-93117" }