Jep dorëheqjen ministri i Drejtësisë Nasip Naço

Publikuar tek: politike, më 14:16 09-11-2015 Jep dorëheqjen ministri i Drejtësisë Nasip Naço

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi ditën e sotme.

Sipas burimeve të newsbomb.al, pas një takimi në Kryeministri që përfundoi disa minuta më parë, ministri i LSI-së i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama. Mësohet se pak më parë edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta është takuar me kryeministrin Rama. Ende nuk dihen aryset e dorëheqjes së tij si dhe nëse kryeministri Rama e ka pranuar dorëheqjen. Mendohet që dorëheqja e Nasip Naços të ketë lidhje me ndryshimet e mundshme në qeveri. Vetë Naço ende nuk është prononcuar për mediat.  

Mendohet se Nasip Naço, i cili ka dy vite në këtë post, do të zëvendësohet nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ose deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi.

Lexo edhe: Ja dy emrat që përflitet se do zëvendësojnë Nasip Naçon

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zjarri në laboratorin e policisë, Ristani: Shkatërrimi i provave për trafikantët e drogës
Ja dy emrat që përflitet se do zëvendësojnë Nasip Naçon »
Article Logic
Execution time: 0.018853902816772
array(1) { ["section"]=> string(53) "jep-doreheqjen-ministri-i-drejtesise-nasip-naco-25029" }