Jep dorëheqjen nga PS, Adriana Berberi: Mos më vini në listë të 23-tën për Këshill

Publikuar tek: politike, më 13:41 09-05-2015 Jep dorëheqjen nga PS, Adriana Berberi: Mos më vini në listë të 23-tën për Këshill Adriana Berberi, ish keshilltare e PS ne Keshillin Bashkiak

Adriana Berberi, financierja socialiste e orëve të para të ndërtimit të financave të shtetit pas rrënimit nga piramidat në 1997, që shërbeu për shumë vite në postin e zv.ministres së financave dhe më vonë si shefe e kabinetit e ish kryeministrit Pandeli Majko, ka dhënë dorëheqjen nga kandidatët e Këshillit Bashkiak të PS për Tiranën, duke e shprehur ndryshe revoltën për mënyrën sesi janë hartuar listat e këshilltarëve. 

Burime të newsbomb.al, bëjnë me dije se Adriana Berberi, sot pedagoge, dhe një ndër qeveritaret e financave me eksperiencë të socialistëve, ka kontaktuar me Sajmir Tahirin si kryetar i Partisë Socialiste dhe Erjon Veliajn, duke u kërkuar atyre largimin nga lista e këshilltarëve të PS. Shkak, sipas burimeve, është bërë vendosja e saj në pozicionin e 23-të të këshilltarëve socialistë.

Sot paradite, Erjon Veliaj, prezantoi ekipin e këshilltarëve socialistë në Pallatin e Kongreseve. Dhe ndryshe nga lista paraprake e publikuar ku emri i saj ishte në listë, ajo nuk doli në skenën ku dolën gjithë këshilltarët. Emri i saj nuk u thirr si çdo emër tjetër nga kandidati i PS për Tiranën Erjon Veliaj.

Zonja Berberi, një ndër anëtaret e këshillit bashkiak të kaluar të ekipit socialist, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga lista, duke krijuar kështu edhe spostimet përkatëse, për t’i thënë “stop” njëherë e mirë aktivizimit në politikë. Në fakt, më keq në sallë duhet të jetë ndjerë Pandeli Majko, i cili sikurse e tha dhe vetë po mban “timonin” e zgjedhjeve të kësaj partie. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Majko-Veliajt: Në kohë fushate jam unë kapiten, kur vijmë në pushtet dikush tjetër
PD: Autoritetet e Maqedonisë të garantojnë jetën e qytetarëve, shqiptarët të ruajnë gjakftohtësinë »
Article Logic
Execution time: 0.0043818950653076
array(1) { ["section"]=> string(86) "jep-doreheqjen-nga-ps-adriana-berberi-mos-me-vini-ne-liste-te-23-ten-per-keshill-10740" }