Jep dorëheqjen Zv/ministri i Mbrojtjes Dritan Hila

Publikuar tek: politike, më 17:45 11-03-2015 Jep dorëheqjen Zv/ministri i Mbrojtjes Dritan Hila

Zëvendësministri i Mbrojtjes Dritan Hila ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante.

Hila i ka paraqitur rreth një javë më parë dorëheqjen e tij kryeministrit Edi Rama, ndërsa ajo është aprovuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

I kontaktuar nga Newsbomb.al, Hila nuk pranuar të tregoj shkaqet reale të dorëheqjes, por ka theksuar se për ato do të flas më vonë.

Prej kohësh përflitet se Dritan Hila dhe eksponentë të tjerë të së majtës shqiptare janë duke u përgatitur për krijimin e një partie të re. Deri më tani flitet se kjo parti do të jetë sigurisht e spektrit të majtë, por nuk ka më shumë shumë informacion se cilat do të jenë objektivat e saj apo personalitetet e tjera përveç Hilës, që do t’i bashkohen asaj.

Dritan Hila ka shërbyer prej vitesh si diplomat në Shërbimin e Jashtëm shqiptar, ndërsa ka shkruar edhe në gazetat më të mëdhaja të vendit. Me ardhjen në pushtet të qeverisë Rama më 23 qershor të 2013 ai u emëruar zëvendësministër i Mbrojtjes.

Ndërkohë që zv/ministri tjetër i Mbrojtjes, Petro Koçi shkruan në profilin e Hilës: “Ishte kënaqësi njohja nga afër dhe bashkëpunimi ynë i përbashkët në këtë fillim vit miku im. Të uroj mbarësi dhe shëndet për ty dhe familjen.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Takimi me të rinjtë e PD, Basha: Protestë paqësore, ta çojmë qeverinë në shtëpi
Çështja “Doshi”/ Reagon PKD: Akuzat ndaj Mark Frrokut të papranueshme, mbështesim qeverinë »
Article Logic
Execution time: 0.026072025299072
array(1) { ["section"]=> string(55) "jep-doreheqjen-zv-ministri-i-mbrojtjes-dritan-hila-5588" }