Jepen leje për 8 hidrocentrale, merr miratimin edhe kulla te Hotel Tirana

Publikuar tek: ekonomi, më 09:18 06-02-2018 Jepen leje për 8 hidrocentrale, merr miratimin edhe kulla te Hotel Tirana

Axhenda e Këshillit Kombëtar të Territorit duket të ketë qenë e ngjeshur në mbledhjen e datës 2 shkurt në të cilën janë miratuar jo pak por 19 vendime.

Pjesa më e madhe e tyre i takojnëdisa lejeve të ndërtimit për hidrocentrale të reja në vend të cilët në total shkojnë tetë. Të paktën pesë prej tyre janë në rrjedhën e përroit të Rekës dhe të Shishtavecit në Kukës. Ajo që bie në syështë miratimi i lejes së zhvillimit për një kullë në qendër të Tiranës. Bëhet fjalë për projektin ngjitur me Hotel Tirana.

Në fakt leja e parë me të njëjtin objekt “Zgjerim i kapaciteteve akomoduese e shërbimeve të Hotel Tirana International me shtesë anësore dhe kullë me destinacion Hotel dhe qendër multifunksionale tregtare e shërbimesh”, me zhvillues shoqërinë “Geci”sh.p.k  është dhënë nga KKT në në prill 2017  duke ja lënë në dorë Bashkisë së Tiranës që të vijonte procedurat e tjera. Në objektin e lejës së re nuk ka asnjë ndryshim përveç faktit që zhvillues do të jetë përveç Geci sh.p.k edhe “Aner” sh.p.k  dhe që konfirmon mbylljen e procedurave të nevojshme përpara zhvillimit të projektit.

Miratimi i lejes vjen në kohën kur ka një debat të gjerë mbi lehtësitë që do të kenë strukturat akomoduese brand name me pesë yje.

Një tjetër vendim që bie në sy është ai për ndërtimin e një impianti për trajtimin e mbetjeve të naftës dhe nënprodukteve të saj në Zharrëz, Bashkia Patos”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ecoclean” sh.p.k. Në thelb impianti do të ketë procesin e pirolizës që funksionon në bazë të reaktorit ku kryhen edhe proceset. Si lëndë të para në këto lloj impiantesh mund të përdoret vaji i mbetur i gatimit, mbetje të naftës në trajtë fluidi dhe masë viskoze, goma të përdorura të automjeteve si dhe rëra bitumoze.

Lista e plotë e vendimeve të miratuara në KKT në datë 2 shkurt

1.       Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Mat.

2.       Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Ndërfushas”, në rrjedhën e mesme të përroin të Sharrës dhe përroit tëZhavoreve, degë e përroit të Lenës, degë e lumti Mat, Bashkia Bulqizë, qarku Dibër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “SGD Energji” sh.p.k.

3.       Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i hidrocentraleve “Zaje”, “Tujan”, “Xhaferraj”, “Kollovoz” dhe “Novosejë”, në rrjedhën e përroit të Rekës dhe të Shishtavecit, Bashkia Kukës, me subjekt zhvillues shoqërinë koncesionare “Reka Energy” sh.p.k.

4.       Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Miraka”, në përroin e Lugjeve dhe Mirakës”, Bashkia Librazhd, qarku Elbasan”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kuarci Blace” sh.p.k.

5.       Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, Hidrocentrali “Trojet”, në përroin e Trezhinievës dhe Kasajve, degë të lumit Bushtricë, Bashkia Tropojë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Trojet Energji” sh.p.k.

6.       Leje për ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i Portit MBM, me vendndodhje në Porto Romano, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë“Porti MBM” sh.p.k.

7.       Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Impiantit të Pirolizës për trajtimin e mbetjeve të naftës dhe nënprodukteve të saj, Zharrëz, Bashkia Patos”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ecoclean” sh.p.k.

8.        Leje Ndërtimi për objektin: “Pikë furnizimi me karburant dhe ambiente shërbimi”, me vendndodhje në Rrugën “Ferit Xhajko”, Bashkia Tiranë, me subjekt kërkues shoqërinë “Kastrati” sh.p.k.

9.        Leje Ndërtimi për objektin: “Terminali Lindor i Autobusëve Tiranë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Praslin Investment – Al”sh.p.k.

10.    Leje Zhvillimi për objektin: “Book Building”, ndërmjet Rrugës “28 Nëntori” dhe Rrugës “Abdi Toptani”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues “Techno – Alb” sh.p.k.

11.    Leje Ndërtimi për objektin: “Rehabilitimi i Institutit të Studimeve të Teknologjisë së Ndërtimit (ISTN)”, me subjekt zhvillues Agjencinë për Zhvillimin Ekonimik Rajonal.

12.    Leje Ndërtimi për objektin: “Studio televizive dhe zyra 5-3 kate dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në zonën e ish-Kinostudio, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvilllues shoqërinë “Media 66” sh.a

13.    Leje Ndërtimi për objektin: “Ndёrtim shtesё anësore dhe shtesё kati nё godinёn e Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Shёrbimit tё Provёs” Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës.

14.    Leje Ndërtimi për objektin: “Shtesë magazine dhe impianti i përpunimit të ujit të fabrikës ekzistuese “Qafshtama”, në rrugën Krujë-Qafshtamë, Cudhi KamtKrujë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Qafshtama” sh.p.k.

15.   Leje Zhvillimi për objektin: “Zgjerim i kapaciteteve akomoduese e shërbimeve të Hotel Tirana International me shtesë anësore dhe kullë me destinacion Hotel dhe qendër multifunksionale tregtare e shërbimesh”, Bashkia Tiranë”, me zhvillues shoqërinë “Geci”sh.p.k dhe “Aner”sh.p.k.

16.   Leje për ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Studimi urbanistik pjesor, për zonë hoteleri dhe rezidenca, me sip. 6 ha, në parcelën 9A, pjesë e studimit urbanistik për zonën turistike të gjirit të Lalzit, me investitor shoqërinë “Lura” sh.p.k., komuna Ishëm, qarku Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lura” sh.p.k.

17.   Për shtyrje afati të lejes së ndërtimit, për objektin “Godinë banimi dhe shërbime, zyra, hotel 7/11, 9/13, 19/23, 21, 23 dhe 24 kat, me 1 kat shërbime dhe 5 kat parkim nëntokë në Rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvilllues shoqërinë “AL&GI” sh.p.k.

18.   Për delegimin e kompetencave për miratimin e lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit për sistemet fotovoltaike deri në 2 MË, që nuk janë objekt koncesioni.

19.    Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 10.11.2017 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vedore”, i ndryshuar.monitor

Më shumë në këtë kategori: « Rruga e Arbrit, ish-ministri i LSI i uron suksese kompanisë
»
Article Logic
Execution time: 0.0040829181671143
array(1) { ["section"]=> string(79) "jepen-leje-per-8-hidrocentrale-merr-miratimin-edhe-kulla-te-hotel-tirana-109296" }