Jepni shtëpi apo apartamente me qera? Drejtoria e Tatimeve: Ja çfarë duhet të deklaroni dhe sa do tatoheni

Publikuar tek: aktualitet, më 10:07 13-06-2018 Jepni shtëpi apo apartamente me qera? Drejtoria e Tatimeve: Ja çfarë duhet të deklaroni dhe sa do tatoheni Drejtoria e Tatimeve

Për një ecuri sa më pozitive të sezonit turistik, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër edhe të masave që po zbaton, bën me dije për të gjithë ata individë, të cilët zotërojnë asete të tilla, si shtëpi apo apartamente dhe i ofrojnë me qira, të shfrytëzojnë të drejtën për të përfituar të ardhura të ligjshme.

“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ju kujton, se në zbatim të ligjit nr.8438 datë 28.121998 “Për Tatimin mbi të Ardhurat” neni 8 dhe 9, këto të ardhura janë të tatueshme me shkallë tatimore 15%.

Gjithashtu, bazuar në pikën 2.6.4, të Udhëzimit të Ministrit të Financave, për të ardhura të paguara nga persona, të cilët nuk mund të bëjnë mbajtjen e Tatimit mbi Burim për llogari të organeve tatimore shqiptare, përfituesi i të ardhurave është i detyruar të deklarojë dhe të paguajë tatimin në masën 15% të të ardhurave, të realizuara jo më vonë se data 20 e muajit që pason kohën kur është kryer pagesa. Personat duhet të paraqiten pranë drejtorive tatimore përkatëse rajonale për t’u regjistruar për këtë përgjegjësi tatimore”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Tatimeve.

“Administrata Tatimore, nxit përmbushjen vullnetare dhe me korrektësi të detyrimeve tatimore, si për tatimpaguesit, ashtu edhe për individët. Ajo ju siguron se do të ndërmarrë të gjitha masat, jo vetëm për mbledhjen e të ardhurave, por edhe për të lehtësuar realizimin e detyrimeve ligjore” thuhet në njoftim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021315813064575
array(1) { ["section"]=> string(111) "jepni-shtepi-apo-apartamente-me-qera-drejtoria-e-tatimeve-ja-cfare-duhet-te-deklaroni-dhe-sa-do-tatoheni-124196" }