Jeta e këngëtares së madhe të Lushnjes, Ajete Brahimi

Publikuar tek: kulture-art, më 07:53 02-05-2016 Jeta e këngëtares së madhe të Lushnjes, Ajete Brahimi

Nga Maksim Kulla

Lindi me 02 mars  1938 nё qytetin e Lushnjes ku dhe kreu shkollёn fillore pranё shkollёs  plotore[pёrroit] dhe qysh nё fёmijёri u dallua pёr zёrin e saj melodioz, por do tё ishte mёsuesja e saj Sofije Kushi[Shkodёr] e cila do ta nxiste tё vazhdonte rrugёn e artit ashtu siç kishte bёrё edhe me aktoren e madhe Margarita Xhepёn, regjisorin e Kinematografisё Shqiptare Xhezair Bafa. Ishte viti 1945 kur hyri nё shkollёn fillore dhe me gjithё vёshtirёsitё e mёdha ekonomike, kushtet jo tё mira nё shkollё ku mungonin librat e mjetet mёsimore shihej njё  entuziazёm dhe besim se do tё ndёrtohej njё jetё e re, entuziazёm ky  qё do tё ndikonte edhe tek  fёmijёt qё vinin re  se kishte interes pёr edukimin, arsimin dhe veprimtaritё artistike. Shkolla, e mё vonё krijimi i Shtёpisё sё Rinisё dhe  Shtёpisё sё Kulturёs sё Rrethit me ato mundёsi tё pakta qё kishin e qё punonin vazhdimisht pёr zbulimin e talenteve pёr grupet teatrale dhe sidomos pёr talentet nё fushёn e muzikёs. Do tё shohim pёrfshirjen natyrshёm tё fёmijёve apo tё rriturve qё kishin talente nё grupet amatore tё teatrit ku u vunё nё skenё mjaft drama tё cilat u shfaqёn me sukses dhe mjaft prej tyre do tё interpretonin si kёngёtarё e instrumentistё nё formacionet muzikore. Nё kёto vite shfaqen talente si Vaçe Zela, Margarita Prifti-Xhepa, Ajete Nepravishta-Brahimi, Ilia Shyti etj, tё cilёt dinin pak, por bёnin shumё duke mos lёnё pa pёrmendur edhe mёsuesit tё cilёt pёrfaqёsonin shtresёn intelektuale tё qytetit. Nё vitet 1947-1952  Ajetja bashkё me  Vaçe Zelёn dhe Flora Mebellin  debutojnё si aktore por edhe si kёngёtare, por edhe nё grupin e baletit dhe qё nё kёtё kohё u bёnё tё njohura pёr publikun artёdashёs  Lushnjarё.

Drejtuesit e Shtёpisё sё Kulturёs Vangjel  Myzeqari,  Gёzim Libohova e mё vonё Olimbi Sallata punonin me pёrkushtim dhe drejtonin grupet artistike duke bёrё punёn e regjizorit,  por edhe duke luajtur vetё nё skenё si aktorё duke mos lёnё pa pёrmendur kontributin e Ilia Shytit deri nё vitin 1954 vit qё do tё fillonte si aktor i Teatrit Popullor nё Tiranё, ku me rolet e tij tё shumta u bё njё ndёr aktorёt mё tё vlerёsuar tё skenёs sё teatrit dhe tё kinematografisё shqiptare.  Nё repertorin e kёngёve qё mёsoheshin nё shkollё ishin  disa kёngё romantike tё pёrhapura para çlirimit tё vёndit  siç ishin  kёngёt ‘‘Kur fillon tё piqet qershia’’, ‘‘Nё liqen tё qetё’’ etj, dhe kur nё vitin 1950 filluan tё shfaqeshin filma tё huaj Ajetja dhe Vacja zgjidhnin melodi nga kolona zanore e filmave tё cilat i mёsonin ‘‘me vesh’’dhe pastaj i kёndonin sipas mёnyrёs sё tyre tё shoqёruara me  fizarmonikё. Ajetja do tё kёndonte kёngёt ruse‘‘Paçemu’’[Pse], ‘‘Padruzhka moja’’[Shoqja ime] , ‘‘Takima ti bill ‘’[I tillё ke qёnё ]nga filmi ‘‘Kozakёt’’, njё kёngё popullore bullgare me ritёm tё gёzueshёm, njё kёngё argjentinase etj. Repertori kombёtar nё kёte kohё ishte i varfёr, nё Lushnjё nuk kishte traditё tё muzikёs sё kultivuar dhe mungonin muzikantёt me shkollё artistike dhe kёto vajza apasionante kёndonin ç’farё kishin mёsuar nё shkollёn fillore nga mёsuesit e nё kёtё kohё shohim qё nё Lushnjё jepnin mёsim nё shkollat fillore tё qytetit edhe vёllezёrit Agim e Mehdi Prodani, tё cilёt ndihmuan sadopak pёr zhvillimin e talenteve nё Lushnjё  e pёr tё krijuar grupe artistike tё cilat nё vitet nё vazhdim do tё gjallёronin lёvizjen kulturore-artistike nё qytet. Shtёpia e Kulturёs vuri nё skenё njё tabllo muzikore me titullin ‘‘Nёnё e bijё’’ ku nё rolet kryesore ishin Ajete Brahimi dhe Vaçe Zela ku mund tё quhet si prova e parё e interpretimit  nё muzikёn skenike mё vonё Ajetja do tё merrte pjesё edhe nё disa shfaqje teatrale  tё vёna nё skenё nga regjizori Ilia Shyti si  dramatizimi i romanit ‘‘Timuri edhe çeta e tij’’ i shkrimtarit  Arkadi Gajdar  dhe  dramёn sovjetike ‘‘Kopshti i jargavanёve’’. Nё vitin 1952 Ajetja si edhe Vaçja ju dha e drejta pёr tё vazhduar Liceun Artistik‘‘Jordan Misja’’ nё Tirane, por pёr arsye tё ndryshme asnjёra nuk mundi t’a vazhdojё. Ajetja nё kёtё kohё do tё fillonte punё e kёshtu do tё mbaronte fёmijёria, shfaqja e pasioneve tё herёshme pёr tё kёnduar, por  duke qёnё se kishte njё natyrё tё veçantё zёri dhe prirje pёr tё kёnduar kёngёt popullore sidomos ato me motive myzeqare bёri qё ajo tё preferonte kёngёn ku do tё merrte pjesё nё estradёn amatorё tё Shtёpisё sё Kulturёs  pёr disa kohё nёn drejtimin e muzikantit ёe apasionuar Ramiz Haznedari i cili jo vetёm e shoqёronte me fizarmonikё, por ai do tё hidhte nё pentagram mjaft melodi tё kёngёve popullore myzeqare duke bёrё qё ato tё hynin nё repertorin e kёngёtares Ajete Brahimi dhe tё kёngёve qytetare Lushnjare e qё pёr kohёn patёn jehonё nё  ku dёgjoheshin  çdo mёngjes nё emisionet e Radio Tiranёs duke u bёrё tё njohura e tё dashura  nga tё gjithё e qё sot fatkeqёsisht  nuk i kemi trajtuar profesionalisht pёr tё pasur njё vёnd mё dinjitoz nё fondin e muzikёs popullore shqiptare. Pёr Ajete Brahimin kёnga u bё pjesё e jetёs sё saj ndёrkohё qё siç thamё pёr arsye ekonomike punonte si sekretare nё gjykatё, por duke parё dёshirёn e pasionin qё ajo kishte pёr kёngёn e duke e vlerёsuar talentin e saj nё vitin 1957 ajo zgjidhet pёr tё marrё pjesё nё njё konkurs kombёtarё tё kёngёs popullore ku kёndon kёngёn ‘‘Fryn veri nga deti’’ ku vlerёsohet me cmim tё dytё  e duke entuziazmuar  Artisten e madhe Marie Kraja qё ishte edhe kryetare jurie. Menjёherё pas pёrfundimit tё kёtij konkursi kombёtarё ajo do tё pёrzgjidhej  pёr tё marё pjesё nё Festivalin Botёror tё Rinisё qё mbahej nё Moskё po atё vit duke u pёrfshirё nё kompleksin e rinisё studentore, nё tё cilёn bёnte pjesё edhe kёngёtarja Vaçe Zela.

      

Ky festival solli  veç eksperiencёs  dhe njohjen me botёn e jashtёme dhe  me kulturёn e muzikёn e popujve tё ndryshёm, aty u dhanё mjaft koncerte nё takime me delegacione tё huaja dhe Ajetja do tё ngjallte kureshtje e do tё fitonte simpatinё si soliste me kёngёt e saj e mё pas me kompleksin e vajzave tё cilat u nderuan me medaljen e bronxit. Nё Moskё ajo bie nё sy tё kompozitorit  Çesk Zadeja i cili duke e vlerёsuar si kёngёtare i propozoi tё bёhej pjesё e Ansamblit Shtetёror tё Kёngёve e Valleve Popullore, ky vlerёsim pati ndikim vendimtar nё  pёrkushtimin gjatё gjithё jetёs sё saj tё interpretimit tё kёngёs popullore shqiptare duke vazhduar karrierёn  si kёngёtare fillimisht nё Estradёn e Shtetit e nё Ansamblin e Kёngёve dhe Valleve Popullore nё Tiranё e mё pas pёr 7-vjet nё Estradёn Profesioniste tё Lushnjёs.

       `

Nё vitin 1958  do tё kёndoj nё shfaqjet e Estradёs Profesioniste tё Tiranёs deri sa tё niste punёn pёrgatitore Ansambli Shtetёror. Me interesimin e kompozitorit Eftim Dheri i cili ishte Pёrgjegjёs i muzikёs nё Radio- Tirana, Ajetja do tё inçizonte rreth 15 kёngё popullore myzeqare qё ai vetё i kishte mbledhur dhe pёrpunuar. Ky repertor u regjistrua nё dy pllaka gramafoni dhe transmetohej nё programet e Radios dhe disa prej kёtyre kёngёve u bёnё shumё tё njohura si ‘‘Mё dёrgoi babai me shqerra’’, ‘‘Nё njё arё nё njё lёndinё’’, ‘‘Naze nё sabanё e parё’’, ‘‘Babaj s’tё kish çupё, po tё kishte djalё’’ etj. Ajo merrte pjesё nё korin e ansamblit, nё kompleksin e vajzave si dhe nё grupin e solistёve ku arriti tё krijoj repertorin e saj tё kёngёve popullore duke qёnё nё krahё tё kёngёtarёve tё shquara si Luçie Miloti, Fitnete Rexha, Naile Hoxha, Drita Papajani, Safete Toska, Xhevdet Hafizi, Sali Brari etj. Si kёngёtare nё Ansamblin e Shtetit ka dhёnё koncerte nё tё gjithё Shqipёrinё dhe nё vitin 1961 nё turneun e parё  jashtё shtetit nё Kinё, Vietnam etj, e nё vitin 1963 si soliste nё Festivalin Ballkanik qё u mbajt nё Bukuresht[Rumani]. Nё vitin 1962 nё konkursin kombёtare tё solistёve tё kёngёs popullore do tё kёndonte kёngёn ‘‘Nё Tiranё lulёzojnё mimozat’’ kompozuar nga Muharrem Gurra dhe mё pas do tё ishte ndёr kёngёtaret e

para qё do tё regjistronte kёngё nё televizionin Shqiptarё qё sapo kishte nisur transmetimet. Nё vitin 1966 bashkёshorti i saj Razi Brahimi do tё emёrohej nё Lushnjё si Drejtor i Bibliotekёs e mё pas i Shtёpisё sё Kulturёs e kёshtu Ajetja do tё fillonte si kёngёtare nё estradёn profesioniste tё qytetit ku ka bashkёpunuar me kompozitorin Vangjo Nova, i cili edhe ai kishte ardhur nё Lushnjё dhe punonte si shef muzike[ishte koha kur mjaft artistё, kompozitorё, shkrimtarё e specialistё tё fushave tё ndryshme u shpёrndanё nё tё gjithё Shqipёrinё] e mё pas ajo do te punonte me dirigjentin Ibrahim Alla, fizarmoniçistin Rudak Ismaili etj. Puna me estradёn ishte dinamike me katёr premiera nё vit dhe me mbi 100 shfaqje nё qytet, nё fshat dhe nё turnetё nё rrethe tё ndryshme tё vёndit. Interpretoi krahas aktorёve Zana Alicka, Hekuran Zhiti, Dhimitraq Nushi, Athina Voglin duke ndihmuar me eksperiencen e saj kёngёtaren e re Aferdita Cela, Elida Korreshi etj, qё sapo kishin filluar tё aktivizoheshin si dhe me orkestrantёt Thanas Gramatiko, Tahir Beqiri, Ylber Lame etj, pa lёnё pa pёrmёndur bashkёpunimin me regjizorin Neim Nova deri nё vitin 1968 e mё pas me regjizoren Myzejen Nepravishta e cila ishte motra e saj. Nё shfaqjet e estradёs dhe me ansamblin e Shtepisё sё Kulturёs pёrveç repertorit tё kёngёve tё muzikёs popullore ka kёnduar me sukses kёngё tё muzikёs sё lehtё  nё shumё koncerte festive nё Lushnjё, por edhe si e ftuar nё Pallatin e Brigadave nё Tiranё, nё Berat e qytete  tё tjera. Pas kthimit nё Tiranё nё vitin 1971 nё rekrutimin e kёngёtarёve nё Ansamblin e Shtetit  ishte nё zbatim njё vendim absurd i cili nuk pranonte nё pune kёngёtare mbi moshёn 25 vjeç pavarёsisht cilёsive vokale dhe megjithё  konsideratёn qё kishin pёr Ajeten si kёngёtarja  Rozmari Jorganxhi dhe dirigjenti  Milto Vako, ajo nuk mundi tё rifillojё  nё Ansamblin e Shtetit dhe kёshtu  do tё emёrohej si  punonjёse nё bibliotekё duke u pёrpjekur tё mos i shkёpusi lidhjet me dashurinё pёr kёngёn dhe pёr qytetin e saj. Nё vitin 1986 Ajetja ka filmuar njё program me 15 kёngё tё zgjedhura tё repertorit tё saj nё R.T.SH. dhe nё vitin 1989 do tё jetё e ftuar bashkё me Vaçen, nё njё koncert tё organizuar nga Shtёpia e Kulturёs  Lushnjё e ky do jetё takimi i fundit midis kёtyre dy kёngёtareve qё e kishin filluar rrugёtimin bashkё qё nё fёmijёri. Nё vitin 2001 do tё jetё e  ftuar nё koncertin ‘‘Sofra Lushnjare’’ e mё pas po nё kёtё vit mer pjesё si e ftuar nё  Maratonёn e Kёngёs Popullore nё Tv-Klan ku do tё kёndonte kёngёn ‘‘Mё dёrgoi babai me shqerra’’. Qё nga ai vit pothuajse ёshtё harruar dhe e pavlerёsuar nga drejtues tё pushtetit lokal, ku ajo qoftё si kёngёtare, por Ajete Brahimi  pёr kontributin madhor mbetet njё nga kёngёtaret mё tё mirat tё muzikёs popullore tё shekullit  XX-tё. Nё kujtimet e saj ajo thotё:…. shpreh mirёnjohjen pёr qytetin e Lushnjёs ku unё kam lindur e jam dhe pёr tё gjithё ata qё mё kanё ndihmuar gjatё rrugёs sime si kёngёtare si dhe pёr ata qё mё kanё inkurajuar e vlerёsuar e nё rradhё tё parё pёr popullin e mrekullueshёm qё ka krijuar kёngёt, qё unё kam kёnduar dhe qё mё ka mirёpritur e duartrokitur nё çdo koncert qё kam dhёnё…’’

{gallery}ajetebrahimi{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 10 filmat mahnitës psikologjikë që nuk duhen humbur
“Ja merr i ati, ja pret i biri” Eno dhe Gent Koço koncert të veçantë për publikun »
Article Logic
Execution time: 0.0048341751098633
array(1) { ["section"]=> string(58) "jeta-e-kengetares-se-madhe-te-lushnjes-ajete-brahimi-39230" }