“Jeta” hap prapa, qytetarët sigurojnë më pak jetesën e tyre, rezultatet e 6-mujorit të parë

Publikuar tek: ekonomi, më 09:31 27-07-2016 “Jeta” hap prapa, qytetarët sigurojnë më pak jetesën e tyre, rezultatet e 6-mujorit të parë

Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, numri i kontratave të sigurimit  gjatë periudhës Janar-Qershor ka rënë me 2.97% krahasuar me periudhën e një viti më parë.

Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.68% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.89% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.43%.

Ndërsa të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - qershor 2016 kapën vlerën mbi 6,619 milionë lekë, ose 2.97% më shumë se në periudhën janar - qershor 2015. 

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zunë 41.15% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zunë 58.85% të totalit të tregut.

Pra, nga rezultatet det lë ata të cilët kanë qenë të punësuar janë “detyruar” të paguajnë sigurimet e tyre, ndërsa të papunësuarit janë në numër më të vogël.

Në këtë mënyrë dëmet e pagaguara janë rritur.

Gjatë periudhës janar - qershor 2016, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,897 milionë lekë, ose 29.92% më shumë se periudhën janar - qershor 2015.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, në periudhën janar - qershor 2016 arritën rreth 3,879 milionë lekë, ose 6.39% më shumë se nëperiudhën janar - qershor 2015.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës në periudhën janar - qershor 2016, patën ulje me 1.63% kundrejt periudhës janar - qershor 2015.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar - qershor 2016, arritën në rreth 697 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 12.09% në krahasim me periudhën janar - qershor 2015.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar - qershor 2016 u rritën me 29.92% krahasuar me periudhën janar - qershor 2015. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,255 milionë lekë, apo 66.13% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

 

sigurimet_12.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019679069519043
array(1) { ["section"]=> string(93) "jeta-hap-prapa-qytetaret-sigurojne-me-pak-jetesen-e-tyre-rezultatet-e-6-mujorit-te-pare-47842" }