Jetmir Olldashi i dërgon audio-përgjimin, gazetari tregon pse e refuzoi: Prita VIDEON e…

Publikuar tek: politike, më 21:02 10-10-2018 Jetmir Olldashi i dërgon audio-përgjimin, gazetari tregon pse e refuzoi: Prita VIDEON e…

Ylli Rakipi, drejtues i emisionit të "Pa ekspozuarit", ka rrëfyer në emisionin "Repolitix", në Report Tv sesi u njoh me audiopërgimin e Albert Veliut, "Babales", ku pretendohej se ishtë regjistruar vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në një ngarkesë kanabisi me qëllim trafikimin drejt Italisë.

Rakipi thotë se ish-gazetari i emisionit të tij, Jetmir Olldashi, i ka sjellë vetëm një material audio, dhe jo video dhe për këtë shkak ai nuk e ka konsideruar si të vlefshëm.

“Nuk është e vërtetë që isha i përfshirë në këtë dosje. E kam marrë vesh kur më thërrastin prokurorët për gazetarin tim që kishte operuar në këtë proces. Tani, ky gazetari, Jetmir Olldashi, nuk është më me mua. Nuk e kam konsideruar atë material. Ai shkoi me detyrën që do të kishim videon. Problemet e kësaj natyre janë shumë të vështira. Në emisionin tim, TPZ, kam operuar me video. Kam pritur videon ku vëllai i ministrit do të ishte duke i shitur kanabis gazetarit. Unë nuk e pata atë dhe e konsiderova si një rast që nuk më duhej”, u shpreh Rakipi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Ke frikë Lul', Braçe i shkruan Bashës: E di farë ke bërë, nuk ke faj ti...
Salianji bën deklaratën E FORTË: Nëse nuk është zëri Agron Xhafajt TËRHIQEM nga politika (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.017279148101807
array(1) { ["section"]=> string(92) "jetmir-olldashi-i-dergon-audio-pergjimin-gazetari-tregon-pse-e-refuzoi-prita-videon-e-137354" }