“Jo bombë, por orë”, djali mysliman nga Teksasi braktis Amerikën për Katarin

Publikuar tek: bota, më 10:49 21-10-2015 “Jo bombë, por orë”, djali mysliman nga Teksasi braktis Amerikën për Katarin

Ahmet Mohamed, 14-vjecari musliman nga Texasi, do të shpërngulet me familjen në Katar pasi mësuesja ja ngaterroi orën e detyrës së shtëpisë me një bombë dhe më pas e paditi në polici.

Frika ndaj terrorizmit ka pushtuar gjithë botën tashmë, sidomos SHBA-të të cilat e kanë pasur luftën ndaj terrorizmit si lajtmotiv kryesor vitet e fundit . Pikërisht atje, një mësuese u frikësua pa masë kur i pa nxënësit të saj një orë, të cilën e pretendoi për bombë dhe gamibisht djalin e arrestuan.

Ahmedi pranoi një bursë të plotë nga Fondacioni i Edukimit, Shkencës dhe Zhvillimit komunitar në Katar, pas incidentit. Ai u largua menjëherë nga shkolla në Teksas. Incidenti, për shkaqe fetare mori përmasa të mëdha dhe shumë u shprehën se u trajtua padrejtësisht për shkak të fesë së tij islame. Por, zyrtarët e Teksasit u mbrojtën duke thënë se ata thjesht shqetësohen për sigurinë e të gjithë studentëve. Sipas burimeve te BBC, djali të Hënën takoi presidentin Obama i cili e mirëpriti dhe një sërë zyrtarë, shkencëtarë e personalitete të tjerë amerikanë të cilët e mbështetën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.062256097793579
array(1) { ["section"]=> string(78) "jo-bombe-por-ore-djali-mysliman-nga-teksasi-braktis-ameriken-per-katarin-23626" }