Jo me lekët e qytetarëve! Deputeti i PD-së zbulon si bëhen të pasur politikanët

Publikuar tek: politike, më 22:59 12-01-2019 Jo me lekët e qytetarëve! Deputeti i PD-së zbulon si bëhen të pasur politikanët Ervin Salianji, duke shkuar ne parlament me nje peshk

Ervin Salianji është një nga deputetët e opozitës që ka treguar hapur se si pasurohen politikanët në Shqipëri.

Në intervistën e tij për "Mos i fol shoferit" në Ora News, Salianji u shpreh se nuk bëhen me lekët e qytetarëve, por me vjedhje dhe korrupsion. Madje shtoi se rroga që marrin nuk është e vogël, por jo aq sa për të bërë jetën e luksit që shohim.

Ervin Salianji: Nëse paguhesh, se ne paguhemi nga qytetarët dhe nuk marrim rrogë të vogël, nuk është se është kështu sic bëhet. Politikanët, për fat të keq vjedhin ose bëjnë korrupsion për të bërë para, nuk e kanë nga rroga, por ne paguhemi për të qenë aty përfaqësues të shqetësimeve të qytetarëve. Unë nuk mund të shkoj aty dhe të flas me një lloj butësie, kur disave u prishen shtëpi, disave iu merren para për energji, pensionistët nuk e mbyllin muajin, studentët janë në rrugë, në të ftohtë. Ai nuk dëgjon ata që janë në rrugë, jo më edukatën time.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067219734191895
array(1) { ["section"]=> string(85) "jo-me-leket-e-qytetareve-deputeti-i-pd-se-zbulon-si-behen-te-pasur-politikanet-148552" }