‘’JO’’ tryezës politike me PD? Meta: Në filozofinë e saj LSI s’ka asnjë formë përjashtuese. Me durim, qetësi dhe qartësi

Publikuar tek: politike, më 13:18 12-03-2016 ‘’JO’’ tryezës politike me PD? Meta: Në filozofinë e saj LSI s’ka asnjë formë përjashtuese. Me durim, qetësi dhe qartësi

‘’JO’’ tryezës politike me PD? Kjo ka qenë pyetja, të cilës Ilir Meta i është përgjigjur sot. Kreu i LSI-së e tha qartë se është i hapur për këtë tryezë për reformën në drejtësinë, sepse në filozofinë e saj LSI-ja nuk ka qenë asnjëherë përjashtuese.

“Në filozofinë e saj, LSI nuk ka asnjë formë dhe praktikë përjashtuese, përkundrazi, ka vetëm një filozofi bashkëpunuese, bashkëpunimin më të mirë e garanton rekomandimi i Komisionit të Venecias. Lexoni rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe do të kuptoni trasenë ku duhet ecur’’, theksoi Meta. Meta përmendi muajin mars, në të cilin edhe ndodhemi, për ndryshimet e para kushtetuese.

Deklarata e Plotë e Metës:

“Komisionin e Venecias dua ta falenderoj nga zemra që ka gjetur aq kohë dhe i ka kushtuar kaq vëmendje reformës në drejtësi në Shqipëri.

Tani nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të bëjmë një lexim objektiv dhe të paanshëm të këtij opinioni. Në ato raste që ende do të ketë lexime të ndryshme për çështje të caktuara të kërkojmë ndihmën e EURALIUS dhe OPDAT, si dy nga misionet përfaqësuese të BE-së dhe SHBA-ve.

Qëndrimi zyrtar i LSI për këtë reformë, qëndrimi përfundimtar është ky: Që do të votojë me të 20 votat e saj atë reformë që është shprehur Komisioni i Venecias dhe siç është shprehur Komisioni i Venecias për të gjitha shqetësimet tona, aty ku nuk kemi interpretimin e duhur për qëndrime të paanshme, do i drejtohemi Euralius dhe Opdat-i. Të 20-të votat do të jenë atje.

Nuk përjashtohet edhe komunikimi e përfshirja e ekspertëve për çështje të caktuara.Aty ku do të ketë paqartësi, do jenë në mbështetje të rekomandimeve të bëra nga EURALIUS.

LSI ju e dini që ka qenë dhe është e angazhuar për një klimë sa më objektive, sa më konstruktive, dhe do vazhdojë ta luajë këtë rol me durim, qetësi dhe me qartësi.

LSI ka vetëm një plan, të votojë reformën në drejtësi, është shprehur më parë se kushdo tjetër se gjyqtari suprem është Komisioni I Venecias. Komisioni I Venecias është shprehur për shumë çështje në mënyrë më të drejtëpërdrejtë se ne e prisnim, që do të thotë se ka gjykuar me thellësi, se Komisioni i Venecias ka qenë i ndërgjegjshëm për një klimë politike jo shumë bashkëpunuese në Shqipëri. Nuk ka asnjë plan tjetër LSI-ja, përveçse të shprehet pro rekomandimeve të Komisionit të Venecias.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhen letrat sekrete të Fatmir Xhafajt dhe Eduard Halimit për Reformën në Drejtësi
Ndarja me LSI për "drejtësinë", Pandeli Majko i propozon Kongresit zgjedhje të parakohshme »
Article Logic
Execution time: 0.016448974609375
array(1) { ["section"]=> string(118) "jo-tryezes-politike-me-pd-meta-ne-filozofine-e-saj-lsi-s-ka-asnje-forme-perjashtuese-me-durim-qetesi-dhe-qartesi-34904" }