Jo vetëm në Shqipëri, ngrihen në protestë studentët e Kosovës

Publikuar tek: rajon, më 08:50 11-01-2019 Jo vetëm në Shqipëri, ngrihen në protestë studentët e Kosovës

Pas protestave të studentëve në Shqipëri edhe ata në Kosovë kanë bërë të njëjtën gjë.

 

Siç raportojnë mediat në Kosovë, studentët e Universitetit të Prishtinës u ngritën dje në protestë, duke përsëritur kërkesën drejtuar shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të miratojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Pjesëmarrësit në marshin protestues thanë se nuk e duan lirinë e lëvizjes për të ikur nga Kosova dhe as bërë punë të rënda, por për të treguar talentin e tyre, për të studiuar dhe për të fituar përvoja të reja, me të cilat do të ndihmonin zhvillimin e vendit të tyre.

Ndryshe nga 24 dhjetori, kur studentët marshuan nga kampusi universitar deri te Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, këtë herë, studentët u ndalën te hapësira në mes ndërtesës së Qeverisë dhe ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Kështu, ata i bënë fajtorë për mungesën e liberalizimit edhe drejtuesit e këtyre dy institucioneve dhe përfaqësuesit politikë në Kuvendin e Kosovës.

Në fund, ata krijuan një rreth me flamuj të vendeve që lëvizin lirshëm në Zonën Schengen, duke mbajtur në dorë edhe një baner me mbishkrimin “A është izolimi vlerë e Bashkimit Evropian".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066249370574951
array(1) { ["section"]=> string(67) "jo-vetem-ne-shqiperi-ngrihen-ne-proteste-studentet-e-kosoves-148322" }