Jo vetëm Schulz, por edhe SPD-ja kalon për herë të parë në sondazh CDU-në e Merkelit

Publikuar tek: bota, më 00:28 07-02-2017 Jo vetëm Schulz, por edhe SPD-ja kalon për herë të parë në sondazh CDU-në e Merkelit

Për herë të parë në një sondazh, socialdemokratët gjermanë të Martin Schulzit kaluan CDU-CSU-në e kancelares, Angela Merkel, pikërisht nga entuziazmi i krijuar nga kandidatura e ish-presidentit të Parlamentit Evropian për postin e kancelarit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të shtatorit, njoftoi sot ”Financial Times”, që citon një sondazh ku SPD-ja ka 31 për qind të votave, kundrejt 30 për qind të bllokut kristian.

Sondazhi i sotëm, i organizuar nga ISNA për llogari të gazetës më të shitur gjermane ”Bild”, nxjerr në vend të tretë populistët e së djathtës ”Alternativa për Gjermaninë” me 12 për qind të votave dhe në vendin e katërt të majtën radikale gjermane ”Die Linke”, me 10 për qind.

Ky sondazh vjen pikërisht në ditën kur lideri i partisë CSU, Herst Seehofer dhe kancelarja Merkel njoftuan, pas një periudhe tensionesh, se do të shkojnë së bashku, për herë të katërt, në zgjedhje me një program të përbashkët.

Pak ditë më parë Martin Schulz kaloi në sondazhe kanelaren Angela Merkel.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025012016296387
array(1) { ["section"]=> string(89) "jo-vetem-schulz-por-edhe-spd-ja-kalon-per-here-te-pare-ne-sondazh-cdu-ne-e-merkelit-67933" }