Johannes Hahn: Hapja e negociatave në qershor të 2019-ës, sinjal për rajonin se progresi shpërblehet

Publikuar tek: bota, më 19:17 26-06-2018 Johannes Hahn: Hapja e negociatave në qershor të 2019-ës, sinjal për rajonin se progresi shpërblehet

Pas vendimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian për shtyrjen me një vit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë ka reaguar edhe komisionieri europian për zgjerimin, Johannes Hahn.

Hahn shprehet se kjo është një shenjë që progresi i bërë shpërblehet.

“I lumtur që Këshilli Europian sheh një dritë për konkluzionet e zgjerimit për Shqipërinë dhe të ardhmen e Maqedonisë Veriore, pas një debati të gjatë. Çështja e hapjes së negociatave është e qartë në qershor 2019. Një sinjal kyç ky për rajonin se progresi i bërë shpërblehet, sikurse edhe vendimtar për besueshmërinë e vet BE-së”, shkruan Hahn në Tëitter.

Negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë do të nisin në 19 qershor, nëse deri atëherë është bërë progres mjaftueshëm në reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit, në rastin e Shqipërisë. Ndërsa Maqedonisë i është kërkuar të ruajë ritmin e deritanishëm për reformat e ndërmarra.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Demiraj: Mimi Kodheli i hoqi babain nga puna, i riu merr kupën e artë nga Donald Trump (FOTO)
Anija 5 ditë në mes të detit, Italia dhe Malta FIRMOSIN marrëveshjen e shumëpritur »
Article Logic
Execution time: 0.0040991306304932
array(1) { ["section"]=> string(105) "johannes-hahn-hapja-e-negociatave-ne-qershor-te-2019-es-sinjal-per-rajonin-se-progresi-shperblehet-125821" }