Johannes Hahn mbërrin në Tiranë, njofton takimet me zyrtarët shqiptarë

Publikuar tek: politike, më 19:54 29-03-2016 Johannes Hahn mbërrin në Tiranë, njofton takimet me zyrtarët shqiptarë

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Hahn shkruan në “Twitter” për takimet që do të zhvillojë në kryeqytetin shqiptar gjatë kësaj vizite.

“Sapo mbërrita në Tiranë për dialogun e nivelit të lartë BE-Shqipëri. Të mërkurën do të takohem me kryeministrin Edi Rama”, shkruan Hahn, ndërsa në një status të dytë njofton: “Në Tiranë do të takohem gjithashtu me opozitën dhe përfaqësuesit e Kuvendit, si dhe do i adresohem Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian”.

Ditën e enjte, zyrtari europian do të takohet në Durrës me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor. “Të enjten do të takohem  në Durrës me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, për t’u përgatitur për samitin e Parisit, të 4 korrikut”, shpreht komisioneri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD ka gati programin për zgjedhjet e 2017-ës, Spaho njofton nga selia blu
Mungesa e energjisë në pistën e Rinasit, si e kujton ngjarjen truproja e Meksit, sot deputet i PS »
Article Logic
Execution time: 0.019176006317139
array(1) { ["section"]=> string(75) "johannes-hahn-mberrin-ne-tirane-njofton-takimet-me-zyrtaret-shqiptare-36340" }