Johnny Depp një gangster i frikshëm në filmin e tij të ri (Video)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:08 24-04-2015

Pas filmave tepër të suksesshëm si Mortdecai, Transcendence, The Lone Ranger, dhe Dark Shadows, fansat e Johnny Depp do të kenë mundësi ta shohin aktorin në rolin e një prej gangsterëve më të frikshëm të Bostonit.

Në trailerin e Publikuar nga "Warner Bros”, Depp duket tmerrësisht i frikshëm në rolin e Whitey Bulger, një nga figurat më famëkeq në krimin e organizuar amerikan i akuzuar për 19 vrasje. Filmi trajton historinë e vërtetë të Whitey Bulger, vëllai i një senatori amerikan, një nga kriminelët më të dhunshëm në Bostonin e jugut i cili u bë informator i FBI për të shkatërruar familjet mafioze që i kërcënonin terrenin.

Bulger u fsheh për 16 vjet dhe për më shumë se një dekadë ai u rendit i dyti te lista e më të kërkuarve të FBI, pas Osama Bin Laden.

Premiera e filmi Black Mass me regjizor Scott Cooper do të jetë në datën 18 shtator 2015.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020851135253906
array(1) { ["section"]=> string(68) "johnny-depp-nje-gangster-i-frikshem-ne-filmin-e-tij-te-ri-video-9631" }