Joleza Koka anulon në momentin e fundit pjesëmarrjen në emision, kolegu e tepron: Do doja ta takoja pas orarit zyrtar

Publikuar tek: politike, më 23:00 17-02-2016 Joleza Koka anulon në momentin e fundit pjesëmarrjen në emision, kolegu e tepron: Do doja ta takoja pas orarit zyrtar

Situata e krijuar sot brenda FRESSH-it dhe dorëheqja nga drejtimi i forumit, mesa duket e kanë detyruar Joleza Kokën që të anulojë në momentin e fundit pjesëmarrjen në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në News 24.

Kjo është konfirmuar nga vetë të pranishmit, të cilët janë kolegët e saj në FRPD, LRI dhe AK.

Gazetari Rezear Xhaxhiu ka kërkuar nga Belind Këlliçi, Flavio Qarri dhe Endrit Brahimllari të shprehnin një opinion për Kokën dhe situatën e krijuar rreth saj.

Kreu i FRPD-së, Këlliçi ka thënë se Koka është një vajzë interesante por që e sheh larg politikës. “Është vajzë interesante edhe si natyrë, përpos atij fenomentit që i ndodhi. Por, si personazh e shoh larg politikës”, tha ai.

I pyetur nëse do kishte dëshirë të zëvëndësonte Kokën në krye të FRESSH, Brahimllari theksoi se ndihet mirë dhe i lumtur që zgjedhja e tij e parë ka qenë LRI-ja.

Ndërkohë më e ashpër dhe e tepruar ishte ajo çka tha Flavio Qarri, drejtues i forumit rinor të Aleancës Kuq e Zi. “Nuk e njoh, por do doja ta takoja (Jolezën) pas orarit zyrtar. Mund t’i bëja edhe një dhuratë”, tha Qarri.

Deklarata e Qarrit u bë vetë pak minuta pas statusit të kryeministrit Edi Rama, që kërkonte t’i jepej fund sulmeve ndaj kryetares së FRESSH.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përkujtohet 25 vjetori i grevës së urisë, Basha: Rinia shqiptare nuk do të zhgënjejë as sot
Gara në PS, Ben Blushi nis nga Korça takimet me bazën socialiste »
Article Logic
Execution time: 0.029601097106934
array(1) { ["section"]=> string(121) "joleza-koka-anulon-ne-momentin-e-fundit-pjesemarrjen-ne-emision-kolegu-e-tepron-do-doja-ta-takoja-pas-orarit-zyrtar-32861" }