Joleza Koka godet nga Shkupi, quan zbulime arkeologjike ndërtimet moderne (Foto)

Publikuar tek: politike, më 22:06 28-02-2016 Joleza Koka godet nga Shkupi, quan zbulime arkeologjike ndërtimet moderne (Foto)

A është kjo një gafë e radhës, apo Joleza Koka po mundohet të na vë në lojë të gjithëve?

Pas një tjetër “afterparty” ku kryetarja e FRESSH e mbylli me këngën “Ciao Bella”, Joleza është zgjuar në Shkup, kryeqytetin maqedonas, e teksa uron natën e mirë, shpjegon se çfarë janë ato ndërtime në sfond.

“Natën e mirë nga Shkupi :) Nesër diskutojmë me të rinjtë socialist të Maqedonisë mbi situatën në vend dhe detyrat urgjente që i shtrohen të rinjve. (në sfond zbulimet arkeologjike të dala nga gërmimet e viteve të fundit).”

Qendra e Shkupit ka disa vite, në të vërtetë, që i nënshtrohet punimeve të projektit miliona dollarësh për restaurimin e fasadave me stilin Barok, e ndërsa janë vendosur dhjetëra statuja moderne e janë ndërtuar godina të reja, që ndoshta Jolezës i duken si zbulime arkeologjike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrihet barbarisht kreu i Partisë Demokratike në Peqin, Ristani denoncon ngjarjen
Mandatet, Paloka: Dorëzimi i tyre është vetëm fillimi, propozime edhe më radikale »
Article Logic
Execution time: 0.029184818267822
array(1) { ["section"]=> string(83) "joleza-koka-godet-nga-shkupi-quan-zbulime-arkeologjike-ndertimet-moderne-foto-33773" }