Joleza Koka kandidon për një post të rëndësishëm, por “pa dashje” në CV e saj zë vendin e Endri Fugës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:18 27-03-2017 Joleza Koka kandidon për një post të rëndësishëm, por “pa dashje” në CV e saj zë vendin e Endri Fugës

Joleza Koka po kandidon për një post të rëndësishëm, si Presidente e Komisionit të Kontrollit në YES.

Mirëpo në CV-në e aplikimit  dorëzuar pranë Komisionit të Kontrollit të Forumit Eurosocialist Europian ka bërë një “ngatërresë”, ndoshta “pa dashur” ka shkruar se përgjatë viteve 2013-2014 ka punuar si Këshilltare e Kryeministrit në Departamentin e Komunikimit. Por në fakt, siç e dinë të gjithë, këtë post që në vitin 2013 e ka patur Endri Fuga, shkruan newsbomb.al.

Një tjetër eksperiencë e shënuar nga Joleza Koka në CV ka qenë përgjatëv viteve 2012-2016 si kryetare e FRESSH, por në fakt këtë post e ka marrë në vitin 2015 sepse përgjatë viteve 2012-2015  në krye të freshistëve ka qenë Elisa Spiropali.

Epo këto dy mashtrime, ndoshta Joleza nuk i ka përdorur për “qëllime të liga”, por për ta prezantuar veten më mirë përpara të tjerëve. /Newsbomb.al/ 

 

 joleza-brendesi.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025130033493042
array(1) { ["section"]=> string(104) "joleza-koka-kandidon-per-nje-post-te-rendesishem-por-pa-dashje-ne-cv-e-saj-ze-vendin-e-endri-fuges-73314" }