Joleza Koka: Lexojeni ju lutem këtë thirrje të Boikenit

Publikuar tek: politike, më 16:19 20-02-2016 Joleza Koka: Lexojeni ju lutem këtë thirrje të Boikenit

Kryetarja e FRESSH, Joleza Koka ka shpërndarë statusin  e Boiken Abazit të Vetëvendosjes duke kërkuar të kthejmë sytë nga Albulena, deputetja e cila u plagos gjatë përleshjeve ditën e djeshme në Kuvendin e Kosovës.

“Lexojeni ju lutem këtë thirrje të Boikenit. Le të kthejmë sytë nga Albulena, nga deputetët në parlamentin e Kosovës që po mbahen në burg! Duhet të ketë reagim qytetar kundra çdo lloj forme dhune! Qytetarët e Prishtinës dolën në protestë pak ditë më parë pa shkaktuar asnjë lloj trazire ndërkohë deputetët e votuar nga qytetarët për të përcjellë vullnetin e tyre në Parlament u tërhoqën në mënyrë çnjerëzore zvarrë jashtë sallës. Duhet të presim të vdesin njerëz njësoj si në bulevardin e Tiranës për ta kuptuar që punët janë vërtetë keq në Kosovë??!!!” shkrun Koka e të rinjve socialistë.

Çfarë shkruan Boiken Abazi

Për imazhin e erotizuar të Atifetes në grafiti, u ngritën peshë i madh e i vogël për të folur kundër seksizmit, s’mbeti organizatë pa e mbrojtur, s’mbeti ambasadorë pa i dalë në krah ... një gruaje të dalë nga zarfi i katër burrave, një gruaje që e ka vendosur gjithë qenien e saj në mbrotje të pushtetit policor e patriarkal në Kosovë, një gruaje simbol të pushtetit seksist në Kosovë. Për imazhin e dytë, atë të Albulena Haxhiut që policia dje ia plasi kokën në tokë në mes të Kuvendit, një gruaje simbol të rezistencës, për këtë që nuk ishte imazh në mur por pasqyrim i drejtpërdrejt i dhunës së regjimit policor, për këtë ngjarje nuk foli ende asnjë organizatë, asnjë ambasadë. Mbase po mendojnë se Mali, djali 3 vjeçar i Albulenës, e ka mamanë e tepërt ...

bo1.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shtohen mbështetësit e Blushit brenda PS-së. Mejdani, Legisi, Dade, Hafizi, Kopliku, Kalo, Hakrama dhe Ago letër komisionit
Akuzat e PD, reagon Bashkia e Tiranës: Në Parkun e Lojërave nuk do të ketë asnjë kafene apo restorant »
Article Logic
Execution time: 0.0041589736938477
array(1) { ["section"]=> string(60) "joleza-koka-lexojeni-ju-lutem-kete-thirrje-te-boikenit-33106" }