Joleza Koka shkel statutin, publikon vendimin e Asamblesë dhe ai përmban një detaj qesharak

Publikuar tek: politike, më 20:12 09-03-2016 Joleza Koka shkel statutin, publikon vendimin e Asamblesë dhe ai përmban një detaj qesharak

Kryetarja e FRESSH, Joleza Koka ka shkelur sot statutin e Partisë Socialiste duke publikuar vendimin e Asamblesë. Koka ka postuar një foto që tregon vetëm pjesën se si do të përzgjidhen kandidaturat për anëtarë të Asamblesë.

“Partia Socialiste na jep shpresë që ne të rinjtë mund ta marrim fatin në dorën tonë SOT, për të punuar, së bashku me ata me më shumë përvojë, për të ardhmen. Asambleja Kombëtare e PS vendosi që 20% e kandidaturave që do të propozohen për anëtarë të AK të PS të jenë të moshës deri 30 vjeç”, shkruan Koka.

Megjithatë, në vendimin e firmosur nga kryetari i Asamblesë, Gramoz Ruçi, vihet re një detaj që për shumë persona mund të konsiderohet qesharak.

“50 përqind e kandidaturave të propozuara të jenë shoqe”, shkruhet në pikën "g". Në fakt fjala "shoqe" ka qenë e përdorur në sistemin komunist, kur sot në dokumentet zyrtare zakonisht përdoret fjala grua apo zonjë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpjegohet Majko: Nuk zgjodha mes Shqipërisë dhe PS, shpresoj të jetë lajthitje gazetareske
Reagon Berisha: Rama u tha socialistëve se statutin nuk e zbaton për faj të Saliut »
Article Logic
Execution time: 0.023169040679932
array(1) { ["section"]=> string(96) "joleza-koka-shkel-statutin-publikon-vendimin-e-asamblese-dhe-ai-permban-nje-detaj-qesharak-34683" }