Joleza Koka vazhdon të tregojë super-njohuritë e saj ndërkombëtare, këtë herë kapet me “Panoramën”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:24 06-04-2016 Joleza Koka vazhdon të tregojë super-njohuritë e saj ndërkombëtare, këtë herë kapet me “Panoramën”

Kryetarja ende në detyrë e FRESSH, Joleza Koka ka treguar edhe njëherë tjetër njohuritë e saj në politikën ndërkombëtare, duke kapur “mat” gazetën Panorama. Një lapsus i gazetarit, që e kishte cilësuar Bernie Sander si kandidat të republikanëve në SHBA, ka rënë menjëherë në sytë e socilistes së re.

“Që këtu lajmet i tregojnë të gjithë sipas dëshirës e kemi marrë vesh. Sot për shembull Bernie Sanders është ber Republikan për 'gazetarët' e panoramës. Panorama, që nga greqishtja e vjetër 'Orama' do të thotë vizion supernatural, këtë stilin e fanepsjes së të vërtetave e ka legjitime në vetvete”, shkruan Koka.

Ndoshta pas gafës se Shqipëria është fqinje me Francën, apo deklaratës së anëtarëve të FRESSH se Silvio Berlusconi është një i majtë i suksesshëm, Joleza po përpiqet të rregullojë “biografinë” e saj dhe të forumit që drejton. Dhe në të vërtetë, duket në rrugë të mbarë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019214868545532
array(1) { ["section"]=> string(101) "joleza-koka-vazhdon-te-tregoje-super-njohurite-e-saj-nderkombetare-kete-here-kapet-me-panoramen-37005" }