Jon Kadesha koncert në Shqipëri

Publikuar tek: kulture-art, më 12:33 15-10-2018 Jon Kadesha koncert në Shqipëri

Stina Kocertore e Orkestrës Simfonike të Rtsh-së , si një traditë shumëvjeçare e kultivimit të vlerave të muzikës klasike, hap siparin në këtë sezon të ri të vitit 2018-2019.  Një mbrëmje unike nën tingujt e violinës, me prezencën e talentit me famë ndërkombëtare Jonian Kadesha dhe të ftuarës speciale violonçelistja e njohur britanike, Vashti Hunter.

I konsideruar si një ndër muzikantët më të talentuar dhe të gjithanshëm të brezit të tij, i lavdëruar për individualitetin, intensitetin dhe qasjen e tij të re artistike, fitues i shumë konkurseve ndërkombëtare të Muzikës së Dhomës dhe Solo, Jonian Kadesha premton së bashku me trupën e Orkestrës së Rtsh-së një mbrëmje emocionesh unike.

Nën drejtimin e Dirigjent-mjeshtër, Jonathan Bloxham dhe Drejtorit Artistik Aristidh Prosi ky koncert i magjishëm do të shoqërohet me një program të larmishëm artistik me autorë më në zë si: Franz List, Henryk Wieniawsky, Pyotr Ilyich Tchaikovsky,  Thoma Gaqi, Johann Sebastian Bach, Iannis Xenakis, Maurice Ravel, Georges Enescu.

Për herë të parë në Shqipëri në këtë mbrëmje të Stinës Koncertore do të jetë edhe violonçelistja e njohur britanike, Vashti Hunter, e nderuar me çmimin ‘Prague Spring’ në Konkursin Ndërkombëtar të  Violonçelës. Fituese e titullit  “Laureate” dhe shumë çmimeve të tjera ndërkombëtare.

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar fton të gjithë qytetarët dhe artdashësit shqiptarë për të ndjekur nga afër këtë koncert, i cili do të zhvillohet më datë 19 tetor, në Sallën e Qendrës Kulturore tek Katedralja Ortodokse në Tiranë,

Të gjithë të interesuarit, biletat mund t’i gjejnë pranë RTSH dhe Katedrales Ortodokse Tiranë pasi për herë të parë biletat e kësaj premiere do të jenë me pagesë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fatosi që takova ndër vargje...
PUBLIKOHET për herë të PARË fotoja e rrallë e Sabiha Kasimatit, heroinës shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.022042036056519
array(1) { ["section"]=> string(38) "jon-kadesha-koncert-ne-shqiperi-137889" }