Jorgo Goro kreu i Bashkisë së Himarës: Ndërhyrja në 6 të mëngjesit. Ringritja e Kishës mbi bazën historike

Publikuar tek: politike, më 08:57 26-08-2015 Jorgo Goro kreu i Bashkisë së Himarës: Ndërhyrja në 6 të mëngjesit. Ringritja e Kishës mbi bazën historike Jorgo Goro kryetar i bashkise se Himares (djathtas) rrenojat e Kishes sot ne mengjes

Jorgo Goro, kryetar i Bashkisë së Himarës ekskluzivisht për newsbomb.al flet për mënyrën sesi kanë ndodhur ndërhyrjet në Kishën e Shën Thanasit në Dhërmi. 

“Nuk është fare e vërtetë që është ndërhyrë gjatë natës. INUV ka ndërhyrë në objektin pa leje në orën 05.30-.6.00 të mëngjesit. Kjo edhe për të punuar qetë dhe për të mos patur konfrontime që duan të çojnë në tensionimin e banorëve” hedh poshtë pretendimet e Kishës, kreu i Bashkisë së Himarës, i cili thotë se e ka ndjekur vetë këtë process dhe në asnjë rast nuk do të donte që mes komuniteteve fetare të kishte përplasje.

“Nuk ishte një Kishë ajo që po bëhej aty dhe ajo shtesë pa leje që po ndërtohej. Më vjen keq për zhurmën e ngritur nga Kisha, dhe nuk janë ortodoksit ata që po e bëjnë këtë zhurmë. Qëllimet dhe situatat nuk i di, por i garantoj të gjithë besimtarët se Kishën do ta ngremë siç ka qenë, në të mirë të komunitetit, në të mirë të turizmit, në të mirë të historisë së vërtetë të Kishës. Ne nuk prishim Kisha. Ne i rregullojmë ato. Në bashkëpunim me gjithë aktorët, madje edhe me vetë Kishën Orthodokse do të punojmë për ringritjen e saj siç ka qenë dhe me gjithë materialet me të cilat ka qenë e ndërtuar. Ajo ç’ka po bëhej aty, nuk mund të quhej kishë” thotë Goro.

Më pas, për newsbomb.al, Jorgo Goro sqaron se do të fillojë pastrimi i territorit. Do të ulen ekspertët për të parë gjurmën e Kishës së vertetë të Shën Thanasit. “Do të hapen themelet dhe do të gjenden pozicionet e sakta të Kishës. Kjo do të bëhet shumë shpejt. Nuk ka nevojë për panik. Kisha e Shën Thanasit do të ketë vlerën historike dhe fetare, ashtu sikurse ka qenë” sqaron Goro për newsbomb.al. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD: Tahiri guxoi të të përgënjeshtrojë shifrat e Merkelit
Duka-Veliajt: Pash Zotin bëj ndonjë punë, boll dole në TV »
Article Logic
Execution time: 0.018625020980835
array(1) { ["section"]=> string(110) "jorgo-goro-kreu-i-bashkise-se-himares-nderhyrja-ne-6-te-mengjesit-ringritja-e-kishes-mbi-bazen-historike-19199" }