Josa zëvendëson Likën te Kukësi, zbulohen prapaskenat

Publikuar tek: sport, më 07:13 22-07-2016 Josa zëvendëson Likën te Kukësi, zbulohen prapaskenat

Hasan Lika me shumë gjasa nuk do të jetë më në krye të Kukësit. Burime jo zyrtare pranë klubit bëjnë me dije, që humbja e sotme i ka kushtuar shumë teknikut të verilindorëve.

Akoma nuk ka një qëndrim zyrtar nga klubi, por qëndrimi i Likës në krye të pankinës kuksiane është drejt fundit. Burime për newsport.al bëjnë me dije që është planifikuar dhe zëvendësuesi i tij, dhe ai është një njohës i mirë i kampionatit shqiptar. Bëhet fjalë për Mirel Josën, ish-trajnerin e Skënderbeut që tashmë është pa skuadër.

Në orët në vijim pritet të ketë disa lëvizje zyrtare nga presidenca verilindore, ku thuhet që marrëveshja mes palëve është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Kjo është një lëvizje e zgjuar e kreut të presidencës, Safet Gjici, pasi Mirel Josa është trajneri më i sukseshëm në Shqipëri dhe këtë gjë do ta tentojë ta arrijë dhe me Kukësin duke fituar trofe, dhe pse jo të shkojë larg në kupat e Europës si me Skënderbeun.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kukësi "zgjohet" nga ëndrra, përfundon aventura europiane
Tre shqiptarë aktivizohen në ndeshjen Bayern Munich-Manchester City »
Article Logic
Execution time: 0.018280029296875
array(1) { ["section"]=> string(58) "josa-zevendeson-liken-te-kukesi-zbulohen-prapaskenat-47389" }