Jozefina Topalli reagon për dekriminalizimin: Rama dhe Meta nuk pranojnë të ndahen nga kriminelët

Publikuar tek: politike, më 07:27 03-03-2016 Jozefina Topalli reagon për dekriminalizimin: Rama dhe Meta nuk pranojnë të ndahen nga kriminelët

Deputetja e PD-së Jozefina Topalli ka reaguar pas publikimit të formularit që duhet të plotësojë çdo person që kërkon të angazhohet me politikën apo administratën publike. "Rama dhe Meta nuk pranojnë të ndahen nga kriminelët. Dekriminalizimi do të bëhet vetëm atëhere kur bashkë me kriminelët do të largohen Edi Rama me Ilir Meta", reagon Topalli.

Reagimi i Jozefinës Topalli:

"Rama dhe Meta bllokojne dekriminalizimin e Parlamentit dhe institucioneve.

Si frikacaket qe "hedhin gurin e fshehin doren" perdorin drejtuese militante te administrates se Kuvendit me Memo turpi!
Rama fhe Meta nuk pranojne te ndahen nga kriminelet se:
kriminelet i sollen ne pushtet.
Kriminelet po i mbajne ne pushtet.
Rama e Meta shpresojne se kriminelet do t'ju japin perseri ne tavoline zgjedhjet e radhes.
Dekriminalizimi nuk mund te behet nga ata qe kriminalizuan Parlamentin, partite politike dhe shtetin.

Te dashur shqiptare!
Dekriminalizimi do te behet vetem atehere kur bashke me kriminelet do te largohen Edi Rama me Ilir Meta!
Rama dhe Meta nuk largohen me "Memo" dhe drafte por me proteste te pandalshme popullore!
Partia Demokratike duhet t'i prije popullit!
Kjo eshte beteja e shqiptareve per te shpetuar te ardhmen e tyre.
Ne ua kemi borxh shqiptareve!".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dekriminalizimi, Balla i referohet shembullit të Ristanit: Formulari i PD, jo i përshtatshëm për ty
Ndryshon axhenda, Mogherini vizitë ditore në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.027044057846069
array(1) { ["section"]=> string(102) "jozefina-topalli-reagon-per-dekriminalizimin-rama-dhe-meta-nuk-pranojne-te-ndahen-nga-kriminelet-34073" }