Jozefina Topalli rrëfen mes emocionesh ndjenjën e të qenit nënë për herë të parë: Dridhesha kur e merrja në krahë vajzën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:38 01-03-2017 Jozefina Topalli rrëfen mes emocionesh ndjenjën e të qenit nënë për herë të parë: Dridhesha kur e merrja në krahë vajzën

Deputetja demokrate, Jozefina Topalli  ka qenë sot e ftuara e radhës në ‘Vila 24’ nga ku ka rrëfyer si rrallëherë për jetën e saj private.

Topalli ka rrëfyer se bashkëshortin e ka patur komshi dhe është njohur me të nëpërmjetë rrethit të miqësisë. Po ashtu deputetja ka rrëfyer emocionet e të qenit nënë për herë të parë duke thënë se dridhej kur merrte në krahë vajzën.

“Unë dhe bashkëshorti kemi qenë komshinj, jemi njohur nëpërmjetë rrethit të miqësisë dhe jam fejuar kur isha 23 vjeç, jam martuar në 88-ën dhe gjithmonë përpara mendoj kur ka lindur Megi dhe bëj lidhjen se një vit më parë jemi martuar.

Megi ka lindur kur unë kam qenë 24-25 vjeç. Unë e ushqeja vetë dhe dridhesha kur e merrja në krahë për ta larë, shumë shpesh isha pa gjumë, ndërkohë që vinin njerëz për vizita.

Kam punuar me dorë, kam bërë triko, por tashmë nuk punoj më. Kur kam qenë 12 vjeç bëja triko me motive dhe me ngjyra dhe doli shumë e bukur, e kam punuar me shtiza të holla sa dukej sikur ishte punuar me makineri.

I kam dhuruar vajzës çarçafët e mija që nuk i kam përdorur.

Tek babai im kam patur shtëpi shumë të madhe, me 20 dhoma, aty kemi patur punime guri, kishim një oborr të madh dhe kishim një kopësht me lule shumë të bukura. Të gjithë fëmijët vinin tek oborri jonë për të luajtur” tha Topalli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036086082458496
array(1) { ["section"]=> string(125) "jozefina-topalli-rrefen-mes-emocionesh-ndjenjen-e-te-qenit-nene-per-here-te-pare-dridhesha-kur-e-merrja-ne-krahe-vajzen-70343" }