Jozefina Topalli rrëfen ngjarjen tronditëse në Vlorë: Si më vunë kallashnikovin në kokë

Publikuar tek: politike, më 22:14 11-01-2016 Jozefina Topalli rrëfen ngjarjen tronditëse në Vlorë: Si më vunë kallashnikovin në kokë

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka rrëfyer për herë të parë një ngjarje që i ka ndodhur në qytetin e Vlorës, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në vitin 2000.

E ftuar në emisionin “Debat” në “Channel One”,  Topalli tha se ishte duke udhëtuar për një takim elektoral në Vlorë, kur disa persona të armatosur me kallashnikovë i ndaluan automjetin me të cilin po udhëtonte.

Topalli rrëfen se një person i armatosur me kallashnikov theu xhamat e automjetit dhe i drejtoi armën në kokë duke e pyetur se cila ishte.

“I thashë se isha Jozefina Topalli dhe se po shkoja në Vlorë për fushatë. Por ai vazhdonte të më pyeste se çfarë kërkoja aty. Në atë moment nuk po mendoja gjë tjetër veçse për djalin tim të vogël. Nxora celularin dhe tentova ta telefonoj për herë të fundit, por personi i armatosur nuk më lejoi”, tha Topalli.

"Më pas shoferi me një manovër, i dha gaz automjetit dhe u shkëputën nga agresorët", tha ish-kryetarja e Parlamentit.

Topalli tregoni se si i shoqi kishte mundur ta mësonte lajmin përmes një televizioni të kohës, i cili e kishte dhënë me titra se Jozefina Topallit i ishte bërë atentat në Vlorë. “E mora tim shoq dhe e qetësova. Nuk i thashë gjë se çfarë na kishte ndodhur, por i thashë se nuk ishin të vërteta. Ndërkohë djali kishte dëgjuar vajzën që i kishte lexuar titrat me zë të lartë dhe kishte nisur të qante me të madhe”, tha Topalli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erion Veliaj flet te ”Njerëz në Fokus” për udhëtimin në Sri Lanka
Artan Hoxha: Politikanët tanë i bënin bisedat 100 metra në det »
Article Logic
Execution time: 0.016861915588379
array(1) { ["section"]=> string(92) "jozefina-topalli-rrefen-ngjarjen-tronditese-ne-vlore-si-me-vune-kallashnikovin-ne-koke-29734" }