Jozefina Topalli sfidon Lul Bashën: Ne kemi humbur, harta është mavi

Publikuar tek: politike, më 11:39 27-06-2015 Jozefina Topalli sfidon Lul Bashën: Ne kemi humbur, harta është mavi Jozefina Topalli dhe Lulzim Basha

Ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, shpreh zhgënjimin e saj për votat e Partisë Demokratike në shkallë republike.

Ish numri dy I PD, ndryshe nga kryetari Basha, pranon humbjen e forcës së saj politike. “Unë jam e trishtuar për rezultatin në shkallë republike. Më mirë se kushdo tjetër e di sa vështirë është të jesh në garë kur vota blihet, kur bandat intimidojnë e frikësojnë. Po këtë e dinim që nga qershori 2013 dhe më pas në zgjedhjet e Korçës ku u pa me zë dhe figurë si blihej vota. Zgjedhjet e 21 qershorit nuk plotësuan stadardet, por edhe kjo nuk është se na zuri gafil. Ne nuk kemi fituar, madje nuk kemi bërë as edhe një hap të madh para”, thotë Topalli në analizën e saj.

“Nëse diferenca eshtë ulur tek kandidatet ajo ka ardhur se vërtet kemi shtuar vota, por kryesisht se ASHE ka humbur më shumë se kemi shtuar ne.

Por edhe tek vota e kandidateve ne jemi minus 11%, apo minus 199 mijë vota.

Ne kemi humbur ne shumicen absolute të bashkive. Harta eshtë pothuaj krejt mavi dhe si PD kemi 20%, nderkohe si koalicion jemi me minus 343 mije vota.PD ka nje beteje të veshtirë përpara. Por PD duhet te shikoje me shume nga vetja” analizon Topalli.

E gjithë kjo analizë e Jozefina Topallit, vjen pas festës së të rinjve në Shkodër. Entuziazmin e të rinjve Topalli e sheh me pesimizëm kur tregon se PD nuk investoi te ky brez dhe se kjo parti ua ka borxh energjinë që kanë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Merkel më 8 korrik në Tiranë, vizita e dytë e një kancelari në 25 vite
Afrim Krasniqi: PS fitoi 3 në 4 bashki, PD reformim të thellë! »
Article Logic
Execution time: 0.017382860183716
array(1) { ["section"]=> string(72) "jozefina-topalli-sfidon-lul-bashen-ne-kemi-humbur-harta-eshte-mavi-14756" }