Jozefina Topalli te "Lufta e Nuseve", përkrah aktoren që e imiton (Foto)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:35 12-03-2017 Jozefina Topalli te

Episodi i dytë i këtij sezoni të ri të “Lufta e Nuseve”, që transmetohet në ekranin e Televizionit Klan vuri përballë tre çifte të tjera.

E para në garë ishte Eneida, dibranja nga Zall Sopoti që u largua qysh 5 vjeç nga vendlindja, u rrit në Ankara, u arsimua në Europë, punon si menaxhere për amazone.com dhe u martua me Brendon, amerikanin e Air Force.

E dyta ishte Rudina, aktorja e mirënjohur e humorit që kurorëzoi dashurinë e saj me Aleksin në Qershorin e shkuar.

E treta ishte Tina, elbasansja e bukur dhe ekstravagante që gjatë studimeve në Boston u njoh me Diegon, inxhinierin meksikan me te cilin u martua në Shtator 2016.

Por përveç dhëndurve nga Amerika, kjo seri e “Lufta e Nuseve” padyshim që rezervoi suprizën më të bukur për aktoren Rudina Dembacaj.

jytrjyutykl.l.l.jpg

Aktorja e humorit, ka imituar disa personazhe përgjatë viteve në spektaklet e humorit, por padyshim që ajo është mëse e njohur për rolin e saj si ish – Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

E pikërisht kjo e fundit pranoi ftesën e organizatorëve të “Lufta e Nuseve”, duke u bërë pjesë e spektaklit e duke suprizuar aktoren, në ditën e saj më të bukur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019170045852661
array(1) { ["section"]=> string(73) "jozefina-topalli-te-lufta-e-nuseve-perkrah-aktoren-qe-e-imiton-foto-71674" }