Ju bien flokët? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe si t’i mbrojmë (Blerina tregon kurën për flokë të thatë e të yndyrshëm)

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 13:40 13-10-2018 Ju bien flokët? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe si t’i mbrojmë (Blerina tregon kurën për flokë të thatë e të yndyrshëm) Foto ilustruese

Bashkë me gjethet, në vjeshtë dhe veçanërisht në tetor na bien edhe flokët. Për ta mbajtur këtë fenomen në kushte sa më fiziologjike, dhe që  mos të na kthehet në shqetësim alarmant shumë i rëndësishëm madje aleati ynë kryesor është ushqimi.

 

Edhe floku, ashtu si lëkura jonë, janë pasqyrë e shëndetit tonë të brendshëm, ato na tregojnë më së miri në çfarë gjëndje janë elemntët tanë ushqyes, dhe sa herë lëkura ose flokët shfaqin probleme edhe analizat e specifike të mjekut na “dërgojnë” tel vlerat e hekurit, kalciumit, magnezit etj në gjak, por edhe mendja jonë e stërvitur me këtë proces zinxhir na bën të kuptojmë që diçka s’po funksionon siç duhet. Për flokët tetori është një muaj i vështirë, edhe sepse vjen nga një ekspozim i madh në diell gjatë muajve tëverës, por edhe sepse pjesa më e madhe prej nesh, për të hequr ato 3-4 kilogramet e mara po në verë reduktojmë pak të ngrënin. Të dyja keto, duke shtuar këtu edhe qarkullimin e gjakut që nis një cikël të ri në vjeshtë është e kuptueshme problematika e rënies së flokëve me shumicë.                                           

Ushqimet që ndihmojnë flokun!         

Ushqimet të cilat kanë lidhje të drejtpërdrejtë me forcimin e rrënjës së flokëve janë proteinat, vezë, peshk, dhe legumet (thjerza, qiqra etj). Të gjitha këto përmbajnë nivele të larta të zinkut, falë se cilit prodhohen hormonet seksuale përgjegjëse per mirëqënien e flokëve.  Nëse fluksi i flokëve që bie është shumë i madh, atherë mungon hekuri dhe në këtë rast duhet të fusim në regjimin tonë ushqimor proteina të cilat vijnë direkt nga kafsha dhe duhet ti konsumojmë në bashkëveprim me lëngun e limonit, i cili ndihmon në përthithjen e plotë të vlerave protenike që ka mishi. Krahas proteinave shumë të rëndësishme për shendetin e flokëve janë edhe vitaminat dhe mineralet që vijnë drejtpërdrejtë nga perimet dhe frutat, ku më të rëndësishmet janë frutat e thata të tilla si lajthitë, arrat, bajame pa kripë te shtuar, farat e lulediellit dhe ato të kungullit. Pra le të themi që tanimë e kemi te qartë: të kujdesesh për flokët në vjeshtë gjithcka duhet te fillojë nga tavolina, aty  ku ne do të na duhet të zgjedhim jo vetëm sipas shijes së syrit dhe “thirjes” së stomakut por mbi te gjitha sipas vlerave ushqyese që na nevojiten.    

 Kur flokët janë të yndyrshme! 

 Kur fenomenit të rënies sa flokëve në tetor, i shtohet edhe problematika e yndyrës është e këshillueshme konusmimi i orizit integral dhe vitaminat e grupit B. Gjithashtu nuk duhet të mungojnë asnjë ditë mollët dhe qepët për nivelin e tyre të lartë të zinkut. Ndërkohë qe duhen evituar të gjitha ushqimet me nivele të larta yndyrore që e bëjnë mëlcinë tonë të punojë e sforcuar.                                                    

Kur flokët janë të thatë!     

Për të mbrojtur nga rënia flokët e thata, duhet t’i shtojmë sa më shumë regjimit tonë ushqimor produket që kanë maja birre, soje dhe grurë. Ajo që vlen më shumë të përmendim për flokët e thata është që nuk duhet ta ekzagjerojmë me përdorimim e shampove dhe tharjes me temperature të lartë sepse ato e dobsojnë rezistencën e flokut të thatë dhe e favorizojnë rënien e tyre.  / Blerina e Florescenter

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066139698028564
array(1) { ["section"]=> string(120) "ju-bien-floket-ja-ushqimet-qe-ndihmojne-dhe-si-t-i-mbrojme-blerina-tregon-kuren-per-floke-te-thate-e-te-yndyrshem-137677" }