Ju duket argëtuese të koleksiononi? Ja çfarë ndodh po të merrni rërë nga ky ishull

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:07 09-08-2018 Ju duket argëtuese të koleksiononi? Ja çfarë ndodh po të merrni rërë nga ky ishull Ishulli i Sardenjës

Prej vitesh një fenomen shqetësues ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve në Sardenja, por këtë vit kanë vënë masa strikte.

Të marrësh rërë në plazhin ku kalon pushimet duket argëtuese për disa persona por në ishullin e Sardenjës pak rërë kushton shumë.

Autoritetet kanë vënë masa gjobe deri në 3.000 euro për të gjithë pushuesit që marrin qoftë edhe pak rërë nga plazhi.

Vetëm para pak ditësh një 40-vjeçar italian u gjobit me 1.000 euro sepse kishte marrë një shishe me rërë në plazhin Gallura në veri të ishullit.

Autoritetet shprehen se ky problem e ka cënuar prej vitesh Sardenjën prandaj duheshin marrë masa administrative me strikte.

Gjithashtu na informojnë se edhe pse mund të duket e padëmshme të marrësh pak rërë, e vërteta është se e dëmton ambientin pasi në çdo vit prej shumë kohësh janë kapur më shumë se 1 ton rërë.

Në disa plazhe të ndryshme të Sardenjës rëra ka nuance të ndryshme, në plzhin e Budellit rëra ka ngjyrë rozë e cila shkaktohet si pasojë e një përzierje mes fragmenteve të koraleve, granitit dhe guackave.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nuk përmbahet Elvana Gjata, del pa reçipeta para fansave (VIDEO)
Më seksi se kurrë, modelja del pa të brendshme rrugëve të Ibizas (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.023253917694092
array(1) { ["section"]=> string(88) "ju-duket-argetuese-te-koleksiononi-ja-cfare-ndodh-po-te-merrni-rere-nga-ky-ishull-130620" }