Ju kujtohet Rudi? Reperi shkodran rikthehet pas 10 vitesh mungesë (Video)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:42 25-07-2016

Rudi ishte një nga reperët më të pëlqyer në fillim të viteve 2000, por papritur ai u largua nga muzika për t’u rikthyer pas 10 vitesh mungesë.

Reperi shkodran ka publikuar këngën e tij më të re “Ca ban Rudi”, që ai e konsideron një kritikë për elitën muzikore dhe politikën shqiptare. Megjithatë, Rudi sqaron se nuk do të kthehet me kohë të plotë në muzikë, por kënga e re ka ardhur si rezultat i kërkesave të bërë nga shumë fansa të tij.

“Jam i ndërgjegjshëm që kënga ka polemik dhe vende-vende fjalor të papershtatshëm e doemos jo të gjithve do i pëlqejë. Unë e kam sjell natyrshëm tekstin përtej ashpërsisë e pjesëve provokuese. Ky nuk është rikthim i imi me kohë të plotë në muzikë. Kam 10 vjet që jam pushim.. Unë kam bërë këtë këngë, më kënaq dëshirat e shumë ndjeksave që më kanë kërku këng e sidomos këtë lloj këngë. Jam tregu i ashpër dhe vende-vende i patakt për origjinalitet e për të tregu që kur unë dua, unë di me e ba. Kritikat janë për elitën muzikore, politike e segmente tjera të caktuara të shoqërisë në tërësi por unë nuk besoj që do ndryshojë gjë konkretisht (edhe pse uroj dhe dëshiroj) pse kritikova e sulmova unë. Thashë atë që ndjeja meqë i hyra kësaj kënge”, shprehet ai.

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030930995941162
array(1) { ["section"]=> string(76) "ju-kujtohet-rudi-reperi-shkodran-rikthehet-pas-10-vitesh-mungese-video-47717" }