''Ju lutem bëni seks'', lutja e habitshme e gazetarit shqiptar për të gjithë. Dhe e ka seriozisht

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:39 02-09-2016 ''Ju lutem bëni seks'', lutja e habitshme e gazetarit shqiptar për të gjithë. Dhe e ka seriozisht

"Seriozisht. Zhvishuni dhe bëni seks. Sajohuni disi, fshihuni diku dhe jepini, fort. Kur të mbaroni, mbase, mbase nuk do të klikoni më në klipet e prostitutave pa zë. Ose nëse nuk keni me kë të bëni seks, shikoni porno.

Dhe kur të mbaroni me pornon, shihni prapë porno, por ju lutem, boll me prostitutat në muzikë, në media, në internet. Nuk e di si ndodhi që 3­4 vitet e fundit pati një shpërthim të llahtarshëm të disa palo personazheve që zaptuan edhe skenën muzikore, edhe lokalet e dorës së dytë dhe televizionet e dorë së dytë gjithashtu. I gjen ngado.

Ke frikë të kthesh hundën se do të të vrasë gjoksi prej silikoni i ndonjërës. Deri te fillimet e Çiljetës dhe Zajminës edhe mund ta mirëkuptoj.

Grupi i vajzave që tashmë kanë nga 15 vite në skenë kishte një tjetër karakteristikë. Ato vinin kryesisht nga bota e miss­eve dhe plotësonin boshllëkun për femra të bukura në skenë e që do të ishin fytyrat e klipeve të para që do të prodhoheshin.

Mirëpo ca vajza me emra kafshësh e me turi majmunësh apo me pseudonime në stil eskorte sinqerisht nuk e kuptoj pse këmbëngulin. Dakort ato kanë nevojë për klientë.

Kanë nevojë për sponsora. Kanë akoma borxhe te parukeria ku kanë marrë ekstejshënin, por ku dreqin e gjeni guximin të merrni mikrofonin e të tentoni të kapni nota. Është kjo Kallashi pastaj që është barcaletë më vete.

Kam dëgjuar Aleksandër Gjokën, të dehur, mbështetur me njërën dorë pas murit duke urinuar dhe ju betohem që melodia që fishkëllente ishte më e intonuar se e gjithë diskografia e Xhesika Ndojit. Një tjetër arsye që ndjej përshtjellim ndaj kësaj kategorie këngëtaresh janë daljet e tyre mediatike.

Jam i sigurtë që edhe nëse do flisnin për luftën ndaj talasemisë do shkonin në studio me sutjena ose ndonjë rrip në vend të tyre. I kam dëgjuar të flasin për muzikën si të ishin duke porositur sufllaqe, kuptohet mish­patate­salcë kosi.

Ajo çka më trishton vërtetë është imazhi i rremë që ato përcjellin dhe nuk e kam vetëm tek bukuria e fotoshopuar apo e silikonuar.

Mbi të gjitha stili i rrejshëm i jetesës që komplekson një publik të gjërë e që stimulin modele të gabuara. Jo për gjë po me aq sa fitojnë nga muzika e dimë shumë mirë që detyroheni të vazhdoni punën dhe pas koncertit…" lutja e habitshme e gazetarit Flavio Qarri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025104999542236
array(1) { ["section"]=> string(97) "ju-lutem-beni-seks-lutja-e-habitshme-e-gazetarit-shqiptar-per-te-gjithe-dhe-e-ka-seriozisht-51710" }