“Ju lutem mos më kryqëzoni”, revoltohet Robert Ndrenika: Gojën nuk e kam vetëm për të ngrënë kos (E PLOTË)

Publikuar tek: kulture-art, më 08:14 30-06-2018 “Ju lutem mos më kryqëzoni”, revoltohet Robert Ndrenika: Gojën nuk e kam vetëm për të ngrënë kos (E PLOTË) Robert Ndrenika

Pas shumë përplasjeve për teatrin e ri, ndër shumë aktorë edhe Robert Ndrenika përshëndeti marrëveshjen e arritur mes kryebashkiakut Veliaj dhe artistëve.

Qëndrimin e tij Ndrenika e bëri publik me anë të një postimi në rrjetin social Facebook. Mirëpo, pas kësaj aktori i madh ka zgjedhur të bëjë një tjetër reagim për të gjithë ata që nuk e kanë mbështetur pas arritjes së marrëveshjes. Nëpërmjet postimit të tij Ndrenika kërkon që të mos e kryqëzojnë, siç e quan ai.

“I vetmi lëshim që kam bërë ditët e fundit është se kam pranuar P.P.P. me kushtin e vetëm që përveç godinës (Teatër) që do të ndërtohet në favor të P.P.P. nuk do lëshohet asnjë cm katror nga TOKA e TEATRIT KOMBËTAR!”, shkruan ndër të tjera Ndrenika.

Reagimi i plotë:

Ju lutem… mos më kryqëzoni!

Për dijeni mikeshës time gazetares Fatmira Nikolli, por le ta dijë dhe ‘tan bota mbarë’!

Kam qenë (prej vitesh) dhe jam për një Teatër Kombëtar të ri dhe bashkëkohor te cilin e ka për DETYRË ta bëjë shteti shqiptar (paratë le ti marre ku të dojë, ndoshta dhe atje ku i merrte Josif Broz Tito)!

Këtë gjë nuk e kam mbajtur të fshehtë por u a kam bërë të ditur prej kohësh kolegëve të mi por kur ka qenë rasti dhe në opinion publik. I vetmi lëshim që kam bërë ditët e fundit është se kam pranuar P.P.P. me kushtin e vetëm që përveç godinës (Teatër) që do të ndërtohet në favor të P.P.P. nuk do lëshohet asnjë cm katror nga TOKA e TEATRIT KOMBËTAR!

Të kanë gënjyer do të thotë dikush dhe unë përgjigjem po BESA e shqiptarit ku vete???

Së fundi ju bëj të ditur se nuk jam JEZU KRISHTI bile as BARABA dhe gojën nuk e kam vetëm për të ngrënë kos (pa yndyrë) dhe të pi ilaçe por e kam edhe për të FOLUR !!!

Me respekte te ndërsjella Robert Ndrenika!!!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Plaku im i bukur…Do më marrë malli
Para se të bëni gati valixhen e pushimeve/ Alda Bardhyli: Ja 5 LIBRAT që duhet të lexoni PATJETËR këtë verë »
Article Logic
Execution time: 0.0041129589080811
array(1) { ["section"]=> string(107) "ju-lutem-mos-me-kryqezoni-revoltohet-robert-ndrenika-gojen-nuk-e-kam-vetem-per-te-ngrene-kos-e-plote-126246" }