Jul Deda i përgjigjet sulmit të gazetarit, i publikon SMS-të PRIVATE që e nxjerrin "bllof"

Publikuar tek: fcb-bomb, më 07:09 11-10-2016 Jul Deda i përgjigjet sulmit të gazetarit, i publikon SMS-të PRIVATE që e nxjerrin

Aktori i humorit Julian Deda i përgjigjet gaeztarit sportiv Ervin Baku i cili ironizoi aktorin për vendin që FSHF i kishte rezervuar në tribunë, pikërisht te vendi i gazetarëve. Por i menjëhershëm është reagimi i Dedës i cili publikon edhe mesazhet që Baku i ka dërguar më herët duke i kërkuar që t’i promovojë faqen e tij sportive “Sporti sipas Bakut”.

REAGIMI I JULIAN DEDËS:
Pergjigje e detyruar per Vinin e harruar.

Kur je i harruar, çfare ben? Kerkon te krijosh nje konflikt me dike, me shpresen se "ishalla kujtohet njeri per ty". Pikerisht kete beri dhe nje far Ervin Baku, qe eshte "gazetari" me i harruar ne planet. E futa ne thojza fjalen gazetar, sepse pasi pyeta disa miq dhe gazetare te nderuar sportiv, me thane se ky tipi, qe une tashme e quaj Vini i harruar, nuk punoka per asnje media, pra nuk eshte fare nje gazetar ne detyre. Eshte njesoj sikur te shkosh per pazar ne Milano dhe ti thuash njerezve, jam futbollist i Interit.

Une nuk e njihja shume, e njihja vetem nepermjet nje mesazhi te derguar ne inbox-in tim, mesazh te cilin e keni ne foto. Meqe nuk e njihja personalisht vazhdova te pyesja me shume njerez, sepse nuk doja ti bija ne qafe kot. Nga informacionet qe mora, me rezultoi se e njihnin me shume si borxhli sesa si njeri qe merret me sport. Pyeta edhe me lart dhe me rezultoi se ky Vini i harruar, jo veten qe ishte i akredituar por i kerkon, duke u lutur ne F.SH.F, akreditim per çdo ndeshje, sepse ka frike se mos e harrojne dhe Federata ja jep bexhin. Ndryshe nga sa pretendon ai vete se akreditimin e merr nga UEFA apo FIFA. E di pse, sepse keto dy institucione te larta nuk akreditojne "gazetare" qe nuk perfaqesojne nje media te caktuar.

Sa per te te sqaruar pak o i harruari Vin, media nuk eshte vetem gazetaria, eshte fushe pak me e gjere, qe mbase ty nuk ta rrok truri. Persa i perket pozicionit tim, po te kujtoj se une jam pjestar aktiv i nje media, qe quhet Vizion Plus dhe TRING dhe nuk u ula ne asnje vend, qe mund te ishte i dikujt tjeter, pra nuk i zura njeriu vendin. Po ti ciles media i perket? Ne emer te kujt e ben gazetarine sportive? Pergjigja eshte: "Te askujt", sepse e vetmja "media" qe ti perfaqeson eshte ajo faqja ne Facebook qe mu lute ta shperndaj dhe une jam i lumtur qe te thashe jo. Epo, ky nuk eshte faji im.

P.s. Flm drejtuesve te F.SH.F., qe me respektuan, duke me dhene mundesine te isha njeri nga 16.000 spektatore, qe shijuan ate ndeshje historike ne Loro Boriçi.

ÇFARË SHKROI ERVIN BAKU:

ded.jpg

ba.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023919105529785
array(1) { ["section"]=> string(93) "jul-deda-i-pergjigjet-sulmit-te-gazetarit-i-publikon-sms-te-private-qe-e-nxjerrin-bllof-55759" }