Jul Deda kundër Agron Tufës dhe Erald Kaprit: Nisma e gabuar, ua them shkurt pse

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:51 10-03-2017 Jul Deda kundër Agron Tufës dhe Erald Kaprit: Nisma e gabuar, ua them shkurt pse

Është kthyer në qendër të medieve dhe opinionit publik nisma e drejtorit të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit Agron Tufa dhe e anëtarit të Këshillit të Ankesave në AMA, Erald Kapri, për ndalimin e filmave të komunizmit në ekranet shqiptare.

Pafund reagime që arritën edhe në kërcënime ndaj dy personazheve pas kësaj nisme që për shumëkënd është tejet e guximshme. Sakaq, ka reaguar edhe aktori i njohur Julian Deda. Aktori thotë se kjo nismë është e gabuar dhe e shpjegon shkurt pse.

“Nisma për të ndaluar shfaqjen e filmave të para viteve 90', është e gabuar.

Shumë shkurt. Propaganda nuk mund të jetë argument, perderisa shumica e filmave amerikane janë propagandues të nivelit të lartë.

Une dua të shijoj akoma ato vlera artistike që mbartin ato filma, pavarësisht kushteve në të cilat është krijuar në atë kohë.

Kush është me një nivel fare normal inteligjence arrin te beje dallimin mes propagandës të asaj kohe dhe artit, s'kemi pse të çensurojmë punën e shkëlqyer të shumë aktorëve të asaj kohe.

Mendimi im ky”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kërcënohen Agron Tufa dhe Erald Kapri, ndërmorën nismën për ndalimin e filmave komunistë (Drejtori publikon sms-në)
S’përmbahet fotografi i njohur: Po ore, t'i heqim filmat e komunizmit, t’i q** tëmën e sëmës (REAGIMI I PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.0042150020599365
array(1) { ["section"]=> string(84) "jul-deda-kunder-agron-tufes-dhe-erald-kaprit-nisma-e-gabuar-ua-them-shkurt-pse-71437" }