Jul Deda tregon problemin e fqinjes: Edhe pse i thashë që s’do zgjidhim gjë, ajo e kishte me qejf…

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:49 05-01-2016 Jul Deda tregon problemin e fqinjes: Edhe pse i thashë që s’do zgjidhim gjë, ajo e kishte me qejf…

Julian Deda, aktori i humorit dhe një person aktiv i angazhuar në Partinë Demokratike, tregon problemin e fqinjes së vet, e cila ka këmbëngulur që ta publikonte në formë statusi.

E gjithë çështja është te paga dhe kostoja e lartë e biletës së autobusëve në Tiranë, që tashmë është bërë 40 lek.

Ja si e tregon Juli, i cili në fund nuk mund të rri pa thënë se vetëm me këtë status nuk zgjidhet gjë:

“Një komshija ime është në punë me rrogë 320 mijë lek në muaj. Ajo nuk ka makinë. Punën e ka shumë larg, dhe si rrjedhoje shkon me autobus, e detyruar të ndërrojë dy të tillë, prandaj i bie të bëjë nga dy rrugë me secilin. Pra, me çmimin e ri të biletës që vendosi Eri bashkë me pasanikët e tjerë në atë këshill, prej 400 lekësh, ajo tashmë harxhon 1600 lek në ditë vetëm autobus.

Ajo punon edhe të Shtunave, pra i bie që në rastin më të mirë ka pushim vetëm 5 ditë në muaj. Pra 25 x 1600 lek = 40 mijë lek, vetëm autobus. Pra 320 mijë - 40 mijë - rreth 30 mijë drita - 10 mijë uji (pagesa të domosdoshme) = 240 mijë i ka të sigurta, që i bie 8 mijë lek (6.5 Dollare ose 5.7 Euro) në ditë, për t’u ushqyer, për t’u larë, për ilaçe dhe për larg qoftë për një kafe poshtë lagjes.

Tani ju lutem shumë, më thoni pak çfarë mund të bëjë ky njeri dhe shumë si ajo, në këto kushte? Ka vetëm një rrugë, të tentojë të ike nga vendlindja. Ka vetëm një problem, mosha nuk ja lejon, kështu që do rrijë këtu e do durojë kamzhikun deri në fund.

P.s. Sqarim. Këtë status e hodha me kërkesë të zonjës. Edhe pse i thashë që gjithsesi nuk do zgjidhim gjë, ajo e kishte me qejf...!’’

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023661851882935
array(1) { ["section"]=> string(101) "jul-deda-tregon-problemin-e-fqinjes-edhe-pse-i-thashe-qe-s-do-zgjidhim-gje-ajo-e-kishte-me-qejf-29190" }