Julian Deda 10 vite martesë: As ne nuk e deshëm një jetë të tillë. Te premtoj se...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:54 04-09-2015 Julian Deda 10 vite martesë: As ne nuk e deshëm një jetë të tillë. Te premtoj se... Julian Deda dhe bashkëshortja e tij

Julian Deda feston sot 10 vjetorin e martesës së tij me Armandën. Në këtë ditë të veçantë për të dy, aktori i humorit i ka bërë një dedikim emocionues bashkëshortes ndërsa pohon se e vetmja gjë që ka ndryshuar që nga momenti i martesës, është fakti që nga dy janë bërë katër. Aktori rrëfen se jo çdo gjë i ka shkuar vaj por i premton se do jenë bashkë deri në fund të jetës.

“Sot për ne është një nga ato ditët ku kupton se "ta duash njëri-tjetrin" nuk ka të bëjë as me pamjen e jashtme, as me xhepat plot dhe sidomos nuk ka fare të bëjë me vitet. Sot jemi 10 vjet të martuar dhe e vetmja gjë që ka ndryshuar është, se këtë rruge e nisëm dy, e sot jemi lumturisht katër. A na ka shkuar çdo gjë vaj në këto vite? Absolutisht jo. As ne nuk e deshëm një jetë të tillë, sepse sfidat e forcojne çiftin, forcojnë familjen. Dhe e di çfarë? Deri tani ja kemi dalë me sukses. E gjitha kjo si rezultat i të qenit bashkë në çdo sekonde. Dhe unë premtoj se do bëj gjithçka që të jemi bashkë deri në fund të misionit tonë njerëzor. Gjithmonë bashke. T. D. P. F. P. M.”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Karikatura me Ramën e Canin që ka bërë për vete Shkëlzen Berishën
Kush janë personazhet e njohur publikë që po i bashkohen nismës së pastrimit (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.01934289932251
array(1) { ["section"]=> string(84) "julian-deda-10-vite-martese-as-ne-nuk-e-deshem-nje-jete-te-tille-te-premtoj-se-19948" }