Julian Deda “bashkohet” me lojtarët kosovarë, zbuloni si shprehet humoristi i njohur

Publikuar tek: sport, më 07:40 18-08-2016 Julian Deda “bashkohet” me lojtarët kosovarë, zbuloni si shprehet humoristi i njohur

Julian Deda është shprehur për çështjen më të fundit të kombëtares Shqiptare, eksodin kuqezi.

Deda ka folur paksa me tone kritike për shqiptarët, ku i bën thirrje që tashmë ata duhet të binden që Kosova është shtet i pavarur.

Sipas Julian Dedës, shqiptarët duhet të falënderojnë kosovarët për atë që kanë dhënë deri më sot te Kombëtarja, ku tashmë ata janë të lirë të bëjnë zgjedhjen e tyre. Gjithashtu ai ka një falënderim të madh duhet të shkojë për ata që vazhdojnë të jenë në Kombëtaren Kuqezi.

“Ata që zgjodhën të përfaqësojnë Kosovën në futboll na qenkan tradhtarë? Jo more. Po kur luanin dhe jepnin gjithçka në fushë për skuadrën tonë kombëtare, çfarë ishin?

Tifozët nga Kosova jo vetëm që nuk i quajtën tradhtarë, por i mbështeten stadiumeve të vendit dhe të botës me gjithë shpirt pa asnjë rezerve. Ne duhet të kuptojmë dy gjëra:

1. Ata nuk po shkojnë të luajnë për ndonjë skuadër që nuk flet shqip. Ata po i afrohen skuadrës kombëtare të origjinës së tyre, se sot më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për një përfaqësim dinjitoz.

2. Ne të Shqipërisë duhet të fillojmë të mësohemi me idenë, se Kosova është shtet i pavarur, me vehte dhe ka nevojë të shpërfaqe identitetin e saj politik, ekonomik, artistik dhe sportiv.

Ps. Atyre që vendosen të rrinë në kombëtaren shqiptare, faleminderit. Atyre që vendosen të luajnë për kombëtaren Kosovare, bravo i qoftë për sakrificën. Ndërsa këtyre që flasin lart e poshtë për tradhti, boll se lat nam”, shkruan Julian Deda në facebook-un e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E bujshme/ Talenti i Tiranës transferohet në Çeki
Deklaruan se u grabitën pas Lojrave Olimpike në Rio, kamerat nxjerrin bllof notarët amerikanë »
Article Logic
Execution time: 0.019015073776245
array(1) { ["section"]=> string(87) "julian-deda-bashkohet-me-lojtaret-kosovare-zbuloni-si-shprehet-humoristi-i-njohur-50069" }