Julian Deda i përlotur, lexoni dedikimin për Reinën: Të përgjërohem, nëse e lexon pas disa vitesh mos qesh me mua

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:29 08-05-2016 Julian Deda i përlotur, lexoni dedikimin për Reinën: Të përgjërohem, nëse e lexon pas disa vitesh mos qesh me mua

I përlotur nga gëzimi duket në këtë foto aktori i njohur i humorit Julian Deda. Aktori i uron ditën e lindjes vajzës së tij Reinës e cila sot mbush 10 vjeç.

“Nuk di çfarë të them”, shkruan Juli por në fakt ka ditur ç’të shkruajë përmes këtij dedikimi të gjatë ku i përgjërohet mos qeshë me të kur ta lexojë!

Dedikimi:

“Zemra ime, princesha ime, Reina ime, sot u bere 10 vjeç. Nuk di çfare te them, nuk e di se si duhet ndjehem, di veten se vitet kalokan shume shpejt.

Ti je gezimi dhe mesimi jone i pare. Une mund te kem luajtur shume role ne skene, por rolin kryesor te jetes, ate te prindit, ma mesove ti. Me mesove vendin ku blihen pelenat, me mesove se si mbahet nje femije kur hedh hapat e pare dhe tani po me meson se si edukohet nje njeri, ehhhh çfare leksioni.

Ti je dashuria e babushit dhe ti meriton gjithçka te mire te kesaj bote. Ti vertete u rrite, por je akoma e vogel per te patur nje adrese ne facebook dhe si rezultat ndoshta nuk te bie rasti ta lexosh kete qe po shkruaj, por te lutem shume, te pergjerohem, nese e lexon pas disa vitesh, mos qesh me mua. Mos qesh me menyren se si po shkruaj, sepse sot jam aq i emocionuar sa mund te bej dhe gabime, por nje gje eshte e sigurte, se nuk e ekzagjeroj kur te them...te dua me shume se veten.

U befsh 100 vjeç zemra ime! Qofsh e shendetshme dhe vetem te mira e suksese paç ne jete. U befsh e ditur. Dhe kurr mos harro premtimin qe ta kam dhene qe diten kur linde, tu afrova te veshi dhe te thashe, "sa te kem jete do jem afer teje per çdo nevoje qe do kesh, ne çdo rast". Faleminderit qe me zbukurove jeten. Te dua shume”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.25846099853516
array(1) { ["section"]=> string(116) "julian-deda-i-perlotur-lexoni-dedikimin-per-reinen-te-pergjerohem-nese-e-lexon-pas-disa-vitesh-mos-qesh-me-mua-39831" }