Julian Deda, ironi e gallatë me pyetjet e testimit të mjekëve

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:51 19-02-2015 Julian Deda, ironi e gallatë me pyetjet e testimit të mjekëve

Pas mjekes Anika Dokle, vajzës së deputetit të PS Namik Dokle, edhe aktori i humorit Julian Deda, ka ironizuar nëpërmjet një postimi të tij në “Facebbok” pyetjet e testimit të shumpërfolur të mjekëve. Kjo është pyetja që Deda i ka vënë numrin rendor 8265.

“Nëse në spital paraqitet një pacient dhe ju thotë, "kam një dhimbje në të gjithë trupin, çfarë mund të kem?", ju si do t’i përgjigjeni..?

a) i keni ra gabim, nuk shërbejmë...

b) kur s'e di ti çfarë ke, unë do ta di...

c) nuk punoj më këtu, sapo më hoqen nga puna.

d) dhimbjet për njerëzit janë, mos bej keshtu....”- shkruan aktori i humorit. 

Deda e mbyll postimin e tij sërish me ironi duke shkruajtur “Urime, integrime!”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.32311296463013
array(1) { ["section"]=> string(65) "julian-deda-ironi-e-gallate-me-pyetjet-e-testimit-te-mjekeve-3856" }