Julian Deda kontratë me Hungarinë, braktis publikun shqiptar

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:43 01-04-2015 Julian Deda kontratë me Hungarinë, braktis publikun shqiptar Aktori Julian Deda

Humoristi i dashur i ekranit Julian Deda ka lajmëruar miqtë e tij në profilin social “Facebook” se do të tërhiqet nga spektaklet në Shqipëri për shkak se ka nënshkruar një kontratë pune në Hungari.

“Unë sapo bëra një kontratë pune në Hungari. Për këtë arsye më duhet të heq dorë nga spektakli në Shqipëri. Më vjen keq që kolegët e mi e marrin vesh nëpërmjet facebook-ut, por nuk kisha tjetër mundësi. Do më mungojë publiku shqiptar, jeni absolutisht më të mirët. Faleminderit”, shkruan Juliani.

Nuk dihet nëse artisti do ta linte me të vërtetë publikun shqiptar, por miqtë kanë reaguar menjëherë poshtë këtij njoftimi duke i uruar “ditën e gënjeshtrave”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035483121871948
array(1) { ["section"]=> string(64) "julian-deda-kontrate-me-hungarine-braktis-publikun-shqiptar-7542" }