Julian Deda nuk i beson Ramës: Po tall fundshpinën me Shkodrën

Publikuar tek: politike, më 17:50 29-07-2015 Julian Deda nuk i beson Ramës: Po tall fundshpinën me Shkodrën

Aktori i humorit Julian Deda është shprehur i revoltuar me vendimin e FSHF-së për të mos zhvilluar ndeshjen Shqipëri-Serbi në qytetin e Shkodrës.

Sipas Dedës, kryeministri Edi Rama nuk është duke mbajtur premtimin e dhënë prej tij për ndërtimin në afatin e caktuar të stadiumit “Loro Boriçi”, çka tregon se ai po tallet me qytetin ku lindi futbolli shqiptar, Shkodrën.

“Ndeshja Shqipëri-Serbi, nuk po u luajtkërka në Shkodër..?!?! Sigurisht që nuk do luhej. Çfarë menduam ne, se do ishte një premtim i mbajtur?!?! Përveç se nuk po mbahet premtimi për ndërtimin e stadiumit në afatin e caktuar, nuk po mbahet as për cilësinë e tij, sepse tribuna ka dalë si ndërtim pa leje dhe pa kuptim duke penguar shikimin e nje pjese të mirë të shikuesve. Kjo është një tjetër tallje fundshpine me qytetin ku lindi futbolli shqiptar, me Shkodrën. Mbejeni mend këtë..!”- , shkruan Deda në facebook.

Julian Deda prej mëse një viti është bërë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama mbledh ministrat në Dajt, u cakton edhe pushimet
Basha: Aksioni i Ramës kundër tregtarëve të duhanit, për të mbrojtur kontrabandistët »
Article Logic
Execution time: 0.017881870269775
array(1) { ["section"]=> string(67) "julian-deda-nuk-i-beson-rames-po-tall-fundshpinen-me-shkodren-17252" }