Julian Deda për zonën arkeologjike të Lezhës: Pedonale ose Beton-hale

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:23 08-04-2015 Julian Deda për zonën arkeologjike të Lezhës: Pedonale ose Beton-hale Zona Arkeologjike e Lezhës

Aktori i humorit Julian Deda di të bëhet edhe serioz kur vjen puna te mbrojtja e vlerave e pasurisë kulturore. Pas publikimit të një statusi nga ana e ish-kryeministrit i cili akuzoi kryeministrin Rama se po betonizonte zonën arkeologjike të Lezhës, edhe Julian Deda i ka dedikuar një status në rrjetin social.

“Alarm", shkruan aktori me gërma të mëdhaja.
“Betonizohet zona arkeologjike në Lezhë. Pedonale ose më saktë Beton-hale mbi historinë tonë kulturorë, skandal”, shkruan më tej Deda nëpërmjet sarkazmës, shoqëruar edhe me pamjet aktuale nga zona arkeologjike e Lezhës.


“Shteti bën sikur nuk s'lejon, bashkia e Lezhës bën sikur s'ndërton..!
Urime, integrime, betonizime, ç'kulturime.”, përmbyll aktori me “urimin” e tij tradicional sa herë që bëhet fjalë për ndonjë zhvillim kulturor, social a politik ndaj të cilave Deda e ka të pamundur të qëndrojë indiferent.

 

{gallery}zona{/gallery}

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03799295425415
array(1) { ["section"]=> string(73) "julian-deda-per-zonen-arkeologjike-te-lezhes-pedonale-ose-beton-hale-8106" }