Julian Deda sulmon ashpër FRESSH: Nëse di të vjedhësh bukur dhe t’ja fusësh shokëve, apliko

Publikuar tek: politike, më 18:56 20-03-2016 Julian Deda sulmon ashpër FRESSH: Nëse di të vjedhësh bukur dhe t’ja fusësh shokëve, apliko

Aktori i humorit, Julian Deda ka publikuar një status në profilin e tij ku sulmon Forumin Rinor Eurosocialist dhe nismën “FRESSH Voice” të prezantuar ditën e sotme.

Deda është treguar i papërmbajtshëm në sulmin e tij duke thënë se “ai që di të vjedhë bukur, t’ia fusë shokëve dhe të shkatërrojë Shqipërinë”, është i mirëpritur të aplikojë te FRESSH.

Në jurinë e “FRESSH Voice” të Partisë Socialiste, përveç Pandeli Majkos, Elisa Spiropalit dhe Arlinda Dudës është edhe aktori i humorit Gaz Paja.

Ja çfarë shkruan Julian Deda:

Reklamë per Talent Show rilindas...!

Nëse je nga 15 deri në 30 vjeç. Nëse ke talent të veçantë. Nëse di të vjedhësh bukur. Nëse di t'ja fusësh shokëve të tu dhe ata të mos e ndjejnë. Nëse di të bëhesh urë 21 orë në ditë pa u lodhur. Nëse je i gatshëm të jesh ushtar i bindur pa shtyllë kurrizore. Nëse di të japësh tendera pa konkurs. Nëse je çuni/goca e ndonjë funksionari të lartë në parti. Nëse vdes për Ramën dhe Taulantin. Nëse do më shumë partinë se Shqipërinë. Nëse ke dëshirë të pashtershme ta shkatërrosh vendin tënd.

Atëhere apliko menjëherë në FresshVoice. Regjistrimet vazhdojnë...!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Partia Socialiste shpall anëtarët e rinj të asamblesë, ja lista e plotë
“Protestuesit” hedhin foton e Veliajt te “9GAG”, në tentativë për ta bërë virale (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.030442953109741
array(1) { ["section"]=> string(95) "julian-deda-sulmon-ashper-fressh-nese-di-te-vjedhesh-bukur-dhe-t-ja-fusesh-shokeve-apliko-35583" }