Juliana Pasha denoncon: Më kanë vjedhur këngën “Kuq e Zi”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:21 21-03-2015

Këngëtarja e njohur Juliana Pasha ka shkruar në profilin e saj në “instagram” se kënga “Kuq e zi je ti”, e cila tashmë  do të shoqërojë  kombëtaren tonë të futbollit në çdo ndeshje, është kënduar më parë nga ajo dhe tenori Armaldo Gllogjeri. “Kuq e zi je ti” është kënga e publikuar së fundmi, sponsorizuar nga Digitalb dhe kënduar nga Flori Mumajesi e Elvana Gjata.

“Kopjacët në Shqipëri kanë filluar të kopjojnë edhe tekstet e këngëve së fundi, se nuk u mjafton që kopjojnë muzikë nga mëngjesi në darkë”. Kënga “Kuq e Zi”  që u këndua nga unë dhe tenori Armaldo Gllogjeri për herë të parë në festat e nëntorit në Portokalli shoë. Kompozitor Edmond Rrapi, teksti Lejdi Shqiponja”

“Ky është vetëm refereni i këngës, por çudia më e madhe është se në Youtube kënga jonë u hodh me titull ´O flamur´,  Unë mendova se e kanë bërë pa dashje ndaj kërkova që titulli të ndryshohej dhe të vihej titulli origjinal i këngës, pra, Kuq e Zi, por çudirat në Shqipëri nuk paskan të sosur.

Kjo është kënga që u kompozua për flamurin më të bukur në botë dhe Kuq E Zi”, shkruan Juliana Pasha teksa poston edhe videon me këngën e kënduar prej saj dhe tenorit Gllogjeri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018395185470581
array(1) { ["section"]=> string(59) "juliana-pasha-denoncon-me-kane-vjedhur-kengen-kuq-e-zi-6576" }