Juria e "Big Brother" zbulon personazhet: Kush janë konkurrentët e këtij edicioni dhe karakteristikat e tyre

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:19 14-03-2017 Juria e

Karaktere të ngjashëm e të ndryshëm, personazhe me histori njerëzore që përcjellin emocione të forta, por edhe të rinj, të cilët akoma nuk e kanë zbuluar anën e tyre të fortë, egoistë që gjithçka duan nga jeta është të jenë në qendër të vëmendjes apo edhe njerëz me të kaluar të vështirë, me probleme të mëdha familjare e socale. Këta janë personazhet që do të jenë këtë vit pjesë e shtëpisë së famshme të Big Brother.

 Juria e këtij edicioni: Erald Pashaj, Anis Ibrahimi dhe Edmond Dragoti kanë zbuluar më shumë për konkurrentët e përzgjedhur të Big Brother 9, i cili pritet të fillojë këtë të shtunë. Të ftuar pasditen e së hënës në “Pasdite në Top Channel”, tre anëtarët e jurisë thanë se kanë dëgjuar më shumë se 100 konkurrentë, një pjesë e të cilëve kanë qenë tipa mjaft interesantë e me ambicie.

 E pyetur se ҫfarë gjeti përballë këtyre konkurrentëve, Anis Ibrahimi tha se ajo që ishte e papritur për ta ishte ana njerëzore: “Të papërgatitur këtë herë ishim për emocionet humane përballë zgjedhjes që duhet të bënim. Secili prej konkurrentëve kishte disa minuta në dispozicion për të prezantuar veten, për të na bindur se pse donte të bëhej pjesë e këtij Big Brother-i. Rrëfimet dhe historitë ishin nga më të ndryshmet. Unë edhe tani i mbaj mend historinë e secilit prej personazheve. Pavarësisht se e gjitha duket si lojë, ka brenda ndjesi të vërteta, histori njerëzore dhe të përditshme që na kanë emocionuar…”

1212.png

Ndërsa psikologu Edmond Dragoti, ndryshe nga dy anëtarët e tjerë, është i mësuar me histori dhe i stërvitur me të dëgjuarin, megjithatë edhe ai pranon se të dëgjosh nuk është aspak e lehtë: “Unë isha i stërvitur, por nuk është e lehtë të dëgjosh. Ky edicion ka pasur individualitete të ndryshme por nuk është e lehtë të identifikosh atë që është e vërtetë. Ky ishte një moment i vështirë. Historitë ishin tërheqëse, kuptoje një të kaluar, një të tashme dhe një ambicie. Por karakteret ishin të ndryshme. Një pjesë aty kishin filluar të kuptonin se ҫfarë donin në të vërtetë nga jeta, ndërsa një pjesë tjetër akoma nuk e kishin të qartë çfarë do të bënin në jetën e tyre…” – tregon Dragoti duke besuar se, përtej të gjitha vështirësive për të zbuluar karaktere të vërtetë, zgjedhja e jurisë për ata që do të jenë brenda shtëpisë ka qenë më e mira.

Erald Pashaj, anëtari tjetër i jurisë, i cili po ashtu është i stërvitur me intervista të karaktereve të ndryshme, shton se për të zbuluar karakteret e këtij Big Brother-i është dashur të studiohen më mirë karakteret, meqenëse ky vit ka në fokus dashurinë. Mes shumë emrave që do të jenë pjesëmarrës ka personazhe me dinjitet, të cilët e kanë kuptuar qëllimin e këtij Big Brother-i dhe me siguri do të dinë t’i përshtaten mjaf mirë formulës, por edhe do të transmetojnë vlera të vërteta tek i gjithë publiku./class.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017368793487549
array(1) { ["section"]=> string(111) "juria-e-big-brother-zbulon-personazhet-kush-jane-konkurrentet-e-ketij-edicioni-dhe-karakteristikat-e-tyre-71896" }